Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Në shtëpinë time me bashkëshortin dhe të dashurin

Në shtëpinë time me bashkëshortin dhe të dashurin
October 14
17:55 2016

Nëse për shumicën e personave, poligamia është diçka jo e pëlqyeshme, për mua, bashkëshortin tim dhe të dashurin tonë kjo është më se normale.

Unë dhe Alex, bashkëshorti im, kemi qenë bashkë për një periudhë prej 5 vitesh, kurse i dashuri ynë, Jon, iu bashkua jetës sonë në 2014-n.

Shumicën e kohës jemi si të gjitha familjet e tjera, të lumtura, me uljet e ngritjet normale dhe paguajmë rregullisht taksat e faturat. Marrëdhënia jonë na lejon që të eksplorojmë jetën, qoftë edhe me njerëz të tjerë: seksualisht dhe emocionalisht. Përpiqemi të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin, por më shumë përpiqemi mos të lëndojmë askënd. Ndonjëherë ia dalim, ndonjëherë jo.

Pavarësisht kësaj, përsëri e ndiej atë “urrejtje” dhe “nxehtësi” në të gjithë trupin kur mendoj se bashkëshorti im është në krahët e dikujt tjetër. Dua t’i shaj ata në Facebook dhe Instagram. Dua t’i ndjek edhe Alex-in, edhe Jon-in kur dalin nga shtëpia. Dua edhe t’u kontrolloj telefonat. Nëse e lejoj veten të bie në këtë vorbull mosbesimi, bëhem komplet xheloz. Kjo ndodh sepse jam një burrë xheloz, territorial dhe nuk ndaj asgjë mes askënd.

Të tre u takuam në një aplikacion për homoseksualë, Scruff, ku unë dhe Alex kishim të njëjtin profil, kështu që mund të flisnim së bashku me meshkuj të tjerë. Kështu që u lidhëm me Jon-in, me të cilin filluam të dilnim. Aty më pas kuptuam se kishim shumë gjëra të përbashkëta dhe ndanim këndvështrime të njëjta për jetën e për çështje të caktuara.

E ftuam një natë në shtëpi, hëngrëm pica dhe fjetëm së bashku. Jon-i filloi të kthehej në shtëpinë tonë herë pas here, madje shkuam edhe në një udhëtim së bashku në Vankuver, ku edhe ua prezantuam familjarëve tanë.

Të shihja Alex-in të binte në dashuri me Jon-in ishte një torturë e vërtetë, por ama e bukur sepse fillova të mësoj të balancoj ndjenjat e mia. Dikur, teksa Jon-i dhe Alex kënaqeshin me njëri- tjetrin, më vinte të përplasja dyert e të thyeja gjërat e shtëpisë. Madje kam arritur deri aty sa e kam nxjerrë Jon-in nga shtëpia 4 herë dhe e kam kërcënuar Alex-in mijëra herë se do të divorcohesha. Pse?

E kam dashur gjithmonë idenë e monogamisë, ku unë jepja e tjetri jepte gjithmonë dashuri, por kuptova se nuk isha i aftë për të dhënë aq sa duhet. Kështu mendova se një marrëdhënie e hapur do të ishte zgjidhja perfekte. Pra, unë nuk kam nevojë të jap sepse është dikush tjetër që i jep partnerit tim atë që unë nuk i jap dot. Kështu që askush nuk humb, por vetëm fiton. Problemi qëndron se nuk duroj dot kur Alex ka aventurat e tij private pa mua.

Pavarësisht kësaj, marrëdhënia jonë po përmirësohet sepse tregohemi shumë të sinqertë me njëri-tjetrin, gjë që na lejon të shprehim hapur frikërat tona, shqetësimet dhe dëshirat.

Kam mësuar se jeta ka dashuri të pafundme! Sa më shumë të dua, aq më shumë do të më duan. Sa më shumë të lejoj të hyjnë, aq më shumë rritet edhe kjo dashuri që ndiej. Dhe kur xhelozia “hyn” në mes, ndaloj dhe pyes veten: “Nga çfarë kam frikë?”. E kështu kujtohem sa fatlum që jam e sa i dashuruar jam!

Gjithashtu dua të ndaj një mesazh me ju.

Shtoni sa më shumë njerëz në jetën tuaj. Edhe pse më shumë njerëz do të thotë më shumë drama dhe më shumë kaos. Treshja është e paparë! Është e mahnitshme dhe e paimagjinueshme! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje