Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Ndiheni gati? Ja kur është koha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë

Ndiheni gati? Ja kur është koha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë
January 15
23:33 2019

E keni humbur virgjërinë në kohën “e duhur”? Shumë anglezë pranojnë se jo. Studimi i ri tregon se 4 në 10 gra dhe 1 në 4 meshkuj nuk kanë qenë gati kur kryen marrëdhënie për herë të parë. Por lind pyetja: kur është koha e duhur?

Zgjedhja është e juaja. NHS rekomandon t’i bëni vetes këto pyetje:
A ndihem mirë?
A e dua partnerin tim?
A më do dhe ai/ajo?
A kemi folur për përdorimin e prezervativëve për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe a shkoi mirë biseda?
A kemi marrë masa kundër shtatëzënisë së padëshiruar?
A jam e aftë të them “jo” në çdo moment që ndërroj mendjen, dhe a do të jemi të dy ne dakord me këtë?

Nëse i përgjigjeni me “po” të gjitha këtyre pyetjeve, çdo gjë është në rregull.

Por nëse përgjigjeni pozitivisht për të paktën një pyetje nga lista e mëposhtme, ndoshta duhet ta rimendoni sërish:
A ndihem nën presion nga ndokush, qoftë partneri apo miqtë?
A mund të pendohem më vonë?
A po mendoj të bej seks vetëm për të qenë në të njëjtën linjë me miqtë e mi apo t’i impresionoj ata?
A po mendoj të bëj seks vetëm që partneri të mos ndahet nga unë?

Këto janë të gjitha me rëndësi, që të kuptoni situatën dhe çdo gjë të shkojë mirë. /Blitz.al/

Share