Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marrëdhëniet seksuale, “Plani B” dhe marrëdhëniet e hapura – 10 femra ndajnë eksperiencat e tyre

Marrëdhëniet seksuale, “Plani B” dhe marrëdhëniet e hapura – 10 femra ndajnë eksperiencat e tyre
April 02
18:08 2016

Për shumë arsye, mund ta themi pa pasur frikë se gratë sot e kanë shumë më të lehtë të shfaqin ndjenjat e tyre sesa e kanë pasur nënat e tyre kohë më parë. Sot gratë kanë karriera të suksesshme dhe nuk kanë frikë të fitojnë dhe shpenzojnë paratë si të duan ato.  Shumica prej nesh jemi rritur me njerëz mendjehapur  po aq sa me lirinë për të folur rreth seksit me prindërit e miqtë apo për të gjetur materiale të bollshme me informacione në internet rreth kësaj teme. Sot edhe orientimi seksual nuk është më tabu aq sa ka qenë më parë. Mbi këtë temë janë pyetur 10 gra dhe kanë shpjeguar se çfarë i streson  në situatat kur prindërit apo njerëzit që i rrethojnë nuk i përkrahin në zgjedhjet e tyre seksuale.

  1. A duhet t’i dërgoj të dashurit foto të miat lakuriq?

“Ndihem pak komplekse dhe në dilemë nëse duhet t’i dërgoj të dashurit tim fotografi të miat lakuriq. E dëgjoj këtë temë të diskutohet në masë edhe mes miqve të mi dhe duket si një pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve në çift, por unë kurrë nuk e kam bërë dhe nuk dua ta bëj asnjëherë. Më bën të ndihem si një njeri jo i matur ndoshta?”- ka thënë Stefani, 24 vjeç.

2. Mos ndoshta farmacisti im më paragjykon duke qenë se unë marr atë që quhet “Plani B”?

“Kam marrë “Plan B” për herë të parë disa javë më parë. Unë i marr ato në Walgreens , e paketuar  në një nga ato  qeset e pamundura për t’u hapur.  Gruaja që i shet e irrituar flet me zë të lartë: “Jo sërish një nga këto!”  Unë e përkthej komentin e saj: me sa femra të tilla si ty më duhet të përballem përditë?  Por sado që mund të më ketë mërzitur komenti i saj mendoj se ajo është më tepër e mërzitur me faktin që qarkullojnë mjete mbrojtëse të tilla dhe jo me mua”, – ka thënë Fiona, 25 vjeçe.

3. Mos ndoshta po masturbohem shumë?

“Pyes veten në qoftë se unë masturbohem shumë. Sigurisht, është bërë më pak tabu për gratë që të pranojnë masturbimin, por është ende një temë e sikletshme, lidhur me ngarkesat e turpit social dhe kulturor. Kështu e ndiej jo shumë të zakonshme  të flas për këtë, por dua të di gjithashtu se si ndihen miqtë e mi rreth këtij fakti qoftë edhe për t’ u siguruar se nuk jam një e çmendur ndaj seksit”,-  pohon Nell, 26 vjeçe.

4. Nuk do të ndaloj së foluri, ndaj mund të ndaleni së më forcuari për të bërë të kundërtën, ju lutem?

“Unë mendoj se është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm dhe të përkushtuar ndaj orgazmës femërore, por ndonjëherë nuk ndodh dhe unë përfundoj duke ëndërruar rreth faktit apo mashkullit që do të më shtyjë ta arrij atë”, – është shprehur Sara, 25 vjeçe.

5. Ka raste që nuk kam dëshirë për të kryer marrëdhënie me dikë , por pse përfundoj gjithnjë duke i thënë një gënjeshtër?

“Më ndodhi njëherë të shkoja në shtëpi me një mikun e mikut tim që nuk e njihja më parë.  Ai vazhdonte të më pyeste nëse mund të bënim seks  dhe unë vazhdimisht i thosha se nuk do të bënim. Kur ai më pyeti rreth arsyes, thjesht nuk e kisha një të tillë. U ndjeva nën presion ndaj pyetjes, kështu që e gënjeva duke i thënë se sapo kisha dalë nga një marrëdhënie e gjatë jo e suksesshme. Sikleti im, duke i shtuar faktin se isha 21 vjeçe dhe e virgjër, ishte se m’u desh t’ i përgjigjesha me një gënjeshtër të bardhë një të huaji”,- ka thënë Kiki, 21 vjeçe.

6. A dëshiron e dashura ime të jemi në një marrëdhënie të hapur?

“Aktualisht jam në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të kënaqshme dhe ky fakt më pëlqen.  Por pavarësisht kësaj, ndiej frikën se do të vijë momenti kur do të duam të ndajmë shtratin me dikë tjetër.  Tani që forma të ndryshme të marrëdhënies dhe monogamisë kanë  ndryshuar, aq sa njerëzit po flasin mes tyre rreth marrëdhënieve të hapura, më shqetëson fakti  se çfarë do të thotë kjo për marrëdhënien time dhe si mund ta kënaq partnerin tim”,- është shprehur Rachel, 26 vjeçe.

7. Po në qoftë se mua ende nuk më pëlqen fakti i të fjeturit me dikë që në takimin e parë?

Dallimi midis takimit dhe frekuentimit me njerëzit është kaq konkret. Kjo është hera ime e parë që jam vetëm në botën “reale” dhe ndihem konfuze. Pse është normale të kalosh natën me dikë që takon për herë të parë në një festë dhe nuk mund të thuash të njëjtën gjë për djalin me të cilin ke dalë në një takim për të parën herë?  Ndoshta e mendoni të gjatë marrëdhënien me të”, – Joana, 24 vjeçe.

8. Mos ndoshta nuk kam fjetur mjaftueshëm me meshkujt?

“Kam fjetur vetëm me një person në jetën time. Tani që femrat kanë fituar eksperienca në aftësitë e tyre seksuale ndihem se ndoshta duhet të provoj gjëra të reja me njerëz të ndryshëm. Ndihem keq pasi nuk kam eksperiencat e mjaftueshme si miqtë e mi”,- Oleigh, 25 vjeçe.

9. A është e gabuar që dua thjesht që meshkujt të dinë si të më ndezin?

“Shumica e meshkujve bëjnë përpjekje të guximshme për të qenë konstatues mbi nevojat e mia. Djemtë më pyesin se çfarë të bëjnë dhe unë thjesht u them që nuk kam një “hartë” për ta, më vjen keq!”- është shprehur Nicole, 24 vjeçe.

10. Si mund ta mbaj marrëdhënien time seksuale të kënaqshme duke qëndruar besnike ndaj asaj që dua?

“Unë kam qenë në një marrëdhënie me një person për 7 vjet, kështu që ne jemi tashmë duke  biseduar në lidhje me mbajtjen e gjërave të freskëta dhe emocionuese. Por unë jam vetëm 24 vjeç! Ne jemi të dy aq të rinj, por jam e shqetësuar se mos marrëdhënia jonë bëhet e mërzitshme. Mos ndoshta është një çmenduri që e mendoj këtë fakt?” – Brett, 24 vjeç.

Komento
Shperndaje