Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto probleme gjatë seksit mund t’ju shkatërrojnë martesën, përpiquni t’i evitoni

Këto probleme gjatë seksit mund t’ju shkatërrojnë martesën, përpiquni t’i evitoni
November 27
13:44 2016

Seksi është po aq i rëndësishëm sa edhe dashuria në një marrëdhënie. Shumë çifte tregojnë se nëse doni të keni një marrëdhënie të lumtur gjithmonë duhet t’i kushtoni shumë rëndësi seksit dhe të mos e anashkaloni atë në momentin që martoheni. Ju fillimisht duhet të kuptoni që, edhe pse jeni martuar sepse jeni dashur bashkë, vetëm dashuria nuk mjafton. Rëndom çiftet bëjnë disa gabime në mënyrën se si e konceptojnë seksin. Më poshtë do të ndiqni disa nga gabimet më të zakonshme të tyre, të cilat nëse i bëni edhe ju përpiquni t’i korrigjoni në mënyrë që të keni një jetë të lumtur seksuale.

  1. Koordinimi i seksit me partnerin tuaj– ju duhet ta njihni mirë partnerin dhe kohën kur ai/ajo janë më të devotshëm për të përjetuar kënaqësi seksuale si dhe të jeni të angazhuar në përpjekjen për të dhuruar kënaqësi te njëri- tjetri dhe jo për të bërë diçka sa për të kaluar radhën.
  2. Monotonia– mos lejoni që monotonia e ditëve tuaja të bëhet shkak edhe për një monotoni në jetën seksuale sepse kështu nuk do të arrini që seksi të kontribuojë pozitivisht edhe gjatë aktivitetit tuaj ditor. Eksperimentoni në pozicione!
  3. Ankthi ndaj seksit– nëse ju e bëni seksin një praktikë të detyruar ai më tepër do t’ju shtojë ankthin sesa do t’ju falë kënaqësi. Përpiquni që të mos e ktheni seksin në diçka që duhet bërë me zor dhe kur nuk arrini të bëni seks të ndiheni në ankth se çfarë do ndodhë me marrëdhënien tuaj në çift.
  4. Përtesa– shumë herë në martesë, përtesa për të kryer marrëdhënie bën që një çift të ndërpresë kënaqësinë seksuale. Nëse jeni të lodhur, seksi duhet parë si çlirues dhe relaksues jo si një aktivitet që do t’ju lodhë më tepër.
  5. Tërheqja fizike– sigurisht që me kalimin e kohës edhe trupi juaj ndryshon dhe nuk është më aq në formë sa në fillim. Megjithatë, mos u kompleksoni, një seks i mirë jo domosdoshmërisht bëhet nga njerëzit më të bukur e me trup më të mirë!
  6. Stresi apo depresioni– nëse ju nuk bëni seks sepse keni stres nga puna, nuk do mundeni të çlironi energjitë tuaja duke rënë kështu në depresion. Seksi është çelësi kyç në shërimin e stresit dhe nëse ju e ndërprisni atëherë do t’ju nevojitet trajtimi mjekësor.
  7. Hutime në shtrat– celularët, kompjuterët dhe çdo pajisje tjetër elektronike po dëmton shumë seksin midis çifteve duke mos i dhënë një vend prioritar në listën e gjërave që sjellin kënaqësi në jetë. Kjo është shumë e dëmshme ndaj mundohuni t’i mbani këto pajisje larg dhomës tuaj të gjumit.
  8. Besimi– nëse ju si partner keni besim te njëri-tjetri edhe seksi do të jetë më i mirë. Por nëse ju nuk keni besim, atëherë me shumë mundësi dëshira seksuale do të venitet nga shumë fantazira negative që ju krijoni në mendjen tuaj.
  9. Fëmijët– sigurisht që fëmijët mund të jenë një pengesë e vogël për seksin në çift, sidomos kur ata janë të vegjël. Megjithatë mos e anashkaloni seksin dhe gjeni një moment ku ju si partner t’ia dedikoni vetëm njëri-tjetrit. Fundjavat si arratisje romantike janë mjaft të domosdoshme.
  10. Mungesa e prekjeve romantike– edhe pse ju të dy jeni të martuar, kjo nuk do të thotë se nuk keni nevojë për prekje dhe dedikime romantike. Bëni të njëjtat gjëra që bënit atëherë kur ishit në muajt e parë të njohjes dhe rindizni dëshirën seksuale sa herë shikoni se ajo nuk është aty ku duhet.
  • Zënkat– të qenit të martuar sigurisht ka edhe disa zënka nga prapa, por mos lejoni që këto zënka të shkojnë edhe në dhomën e gjumit. Përkundrazi, përdoreni këtë të fundit për të çliruar gjithë energjitë tuaja negative.
  1. Vazhdimësia emocionale– dy partnerë që dashur apo pa dashur heqin dorë nga ndjenja për njëri-tjetrin me kalimin e kohës me shumë mundësi do të përfundojnë pa bërë aspak seks. Por kjo nuk është aspak e shëndetshme. Nëse ju nuk vazhdoni të ushqeni ndjenja për njëri-tjetrin atëherë do të ishte më mirë të mendoni një zgjidhje.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje