Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë 3 sekretet se si ta arrini orgazmën edhe pas martese

Këto janë 3 sekretet se si ta arrini orgazmën edhe pas martese
November 13
18:59 2016

Dikur thuhej se femrat nuk kishin orgazëm ose të paktën orgazma e femrave ishte krejt ndryshe nga ajo e meshkujve. Fatmirësisht ditët e sotme ne e dimë se femra i ka të gjitha potencialet për të përjetuar kënaqësinë seksuale dhe çka është më e rëndësishmja, nuk ka asgjë të  keqe ta shijojnë në maksimum. Megjithatë, ende 30% e femrave kanë probleme me arritjen e orgazmës.

Edhe nëse ju jeni një femër që doni të rregulloni eksperiencat tuaja seksuale, edhe nëse jeni një djalë që vrisni mendjen se pse femra juaj nuk kënaqet aq shumë në shtrat, me shumë mundësi po kërkoni të merrni vesh sekretin se si një femër arrin kulmin e kënaqësisë në seks. Përgjigjja e kësaj, në fakt, është pak më e thellë nga sa mendohet…

Për të arritur të zbuloni sekretet e orgazmës ju fillimisht duhet të kuptoni natyrën anën teknike të saj. Mënyra më e zakonshme se si një femër arrin orgazmën është kur stimulohet klitori, edhe pse ka disa femra që arrijnë ta ndiejnë orgazmën vetëm në pikën G. Por mos u habisni nëse ka femra të cilat nuk eksitohen aspak në pjesën e vaginës, sepse ka nga ato që e arrijnë kënaqësinë vetëm me puthje në qafë dhe në vesh.

Nëse ju keni një kontraksion muskulor përreth vaginës tuaj, zemra ju pulson më fort, merrni frymë më shpesh, presioni i gjakut rritet dhe kënaqësia që ndjeni është shumë e madhe saqë ju skuqen faqet: bingo, kjo është orgazma!

Por le të fokusohemi te sekretet se si arrihet një orgazëm…

  1. Bëni gati atmosferën

Femrat e përdorin shprehjen “jam e lodhur” kur në fakt nuk duan të bëjnë seks. Dhe nëse ju si meshkuj jeni dakord me këtë, normalisht që orgazma s’mund të ndodhë. Sipas statistikave, nëse ju flini 7 orë trupi është në gjendjen më të mirë të mundshme për të kryer aktivitet të mirë seksual. Seksi është një nga ulësit më të madh të stresit, por ironia qëndron në faktin se nëse vërtet doni ta shijoni dhe të arrini në orgazëm, më parë duhet të keni fjetur mirë. Të bësh gati atmosferën do të thotë të kesh fjetur mirë, të mos kesh turp nga trupi yt dhe sigurisht orgazma do të vijë.

  1. Merrni kohën tuaj

Ndoshta nuk e keni menduar këtë, por nëse ndiheni në presion se nuk po arrini orgazmën ajo nuk do të ndodhë. Ka një diferencë të madhe te meshkujt dhe femrat. Meshkujt nxitojnë për të arritur fundin e seksit, ndërsa femrat duan që të zgjasë sa më shumë. Në fakt femrat duan një stimulim prej 20 minutash në mënyrë që të arrijnë kënaqësi. Problemi është që 20 minuta duket si përjetësi kur një femër i kalon duke i numëruar dhe duke pyetur veten se pse nuk po arrin orgazmën. Femrat duan më shumë kohë për të arritur kënaqësi dhe këtë duhet ta kuptoni mirë nëse doni të mos bëni një seks të shqetësuara.

  1. Besoni se do t’ia arrini

Femrat mund të mundohen të arrijnë orgazmën por nëse kanë pasiguri te pamja apo trupi i tyre kjo do të ndikojë shumë keq. Në fakt, femrat që kanë besimin se do të arrijnë orgazmën e arrijnë më të vërtetë sepse në subkoshiencë bëjnë manovra dhe taktika për të punuar drejt kënaqësisë seksuale. Të ndihesh mirë nën lëkurën tënde është esenciale. Një studim ka dalë në përfundimin se femrat që tregonin se nuk arrinin orgazëm, nën efektin e alkoolit e arrinin dhe kjo e gjitha sepse nën efektin e alkoolit nuk mendonin shumë për format e tyre trupore dhe nëse po i pëlqenin mashkullit të tyre ose jo. Nëse doni një seks që ta kujtoni çdo moment dhe të bëhet motivues për jetën tuaj, zhvishuni nga pasiguritë!

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje