Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këtë gjë rreth orgazmës së femrave nuk e keni ditur kurrë

Këtë gjë rreth orgazmës së femrave nuk e keni ditur kurrë
August 02
20:43 2016

Shkencëtarët kanë zbuluar një kuriozitet rreth orgazmës së femrave dhe që prej kohësh është konsideruar mister. Shumë njerëz e kanë konsideruar klitorin një dhuratë që nëna natyrë u ka dhënë femrave, një “qershi” biologjike mbi tortë. Një zbulim nga biologët e evolucionit në universitetin e Yale-it ka pohuar se qëllimi fillestar i klitorit ka qenë më shumë se kënaqësia.

Studiuesit pohojnë se  orgazma e femrave e ka origjinën rreth 150 milionë vjet më parë dhe ka qenë  një mënyrë për të çliruar vezë pas aktit seksual. Kështu që ndjenja e fortë e kënaqësisë në të vërtetë kishte një funksion qendror për të ndihmuar femrat të mbeteshin shtatzënë. Në ditët e sotme, orgazma e femrave nuk është e nevojshme që ato të mbeten shtatzënë, sepse femrat kanë zhvilluar  ciklin e  ovulimit,  që nuk ka të bëjë me përjetimin e orgazmës. Sot madje edhe pozicioni i klitorit është i ndryshëm. Më herët është shpjeguar se gjitarët kishin një klitor brenda vaginës së tyre dhe vetëm kur stimulohej  liroheshin vezët. Tani sigurisht klitori ka evoluar duke u pozicionuar jashtë vaginës dhe qëllimi i tij është për kënaqësi.

 

Shperndaje