Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kërkoni jetë më të mirë seksuale në çift? Niseni vitin mbarë me këtë ndryshim

Kërkoni jetë më të mirë seksuale në çift? Niseni vitin mbarë me këtë ndryshim
January 04
10:44 2017

Duke qenë se fillimi i vitit nis me ndryshime në të gjitha fushat e jetës, mirë është të mendojmë edhe për mirëqenien seksuale. Terapistja e licencuar e seksit të çifteve, Laurie Watson, ka publikuar një artikull ku u tregon specifikisht çifteve që kanë shumë vite bashkë të ndryshojnë diçka lidhur me seksin e tyre për t’u kënaqur më shumë.

Fillimisht Watson tregon se në marrëdhënie të shëndetshme seksi duhet patjetër të shoqërohet edhe me romancën, dëshirën dhe çmendurinë ndaj partnerit. Në mënyrë që të krijoni një lidhje midis dashurisë së fortë dhe seksit të mirë, ju duhet të nisni të praktikoni kultivimin e misterit dhe surprizës në marrëdhënien tuaj. Ashtu sikurse në fillim të marrëdhënies kur bënit gjithçka për të surprizuar duhet që ta bëni këtë gjë edhe tani.

“Truri ynë çliron energji pozitive dhe redukton stresin edhe kur ne mendojmë se si do ta surprizojmë partnerin në seks dhe jo vetëm kur e praktikojmë surprizën. Nëse keni një marrëdhënie seksuale monotone, premisat janë që të mos keni asnjë përfitim  shëndetësor dhe shpirtëror nga seksi, çka duhet thënë se është një humbje e madhe për njeriun. Vishuni bukur ose mësoni një stil të ri në seks. Shkoni diku në një vend të çmendur dhe mos e vrisni mendjen për tabutë që keni në kokë, por thjesht shijoni seksin në maksimum”, – ka shkruar terapistja Watson. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje