Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Kam fjetur me shefin”- 5 femra rrëfejnë eksperiencat e tyre

“Kam fjetur me shefin”- 5 femra rrëfejnë eksperiencat e tyre
December 26
13:33 2016

Kemi dëgjuar shpesh për marrëdhënie mes shefave dhe punonjëseve të tyre, të cilat rezultojnë në shumë raste më shumë se marrëdhënie pune. Disa e përkufizojnë si një natë e paparashikuar, e cila ndodh vetëm një herë apo edhe shumë të tjera.

Por çfarë ndodh nëse “gabimisht” kaloni një natë me shefin tuaj dhe të nesërmen e shihni sërish në punë? A do të përsëritet ajo natë?  Lexoni rrëfimet e 5 grave që e kanë provuar këtë eksperiencë.

“Unë mendoj se ne mund të përfundojmë bashkë”

“Të jem e sinqertë ishte çështje kohe që  kjo të ndodhte. Gjatë intervistës sime të punës ne flirtonim gjatë gjithë kohës. Ai më dha numrin e tij personal të telefonit përpara se të më punësonte. Kam punuar si asistentja e tij për 6 muaj deri sa një ditë shkuam në një bar për të pirë disa shotsa, që në fund na çuan drejt puthjeve pasionante, më vonë drejt shtratit dhe që nga ai moment zyrtarisht nisëm lidhjen. Në fundjavë ai vinte në shtëpinë time dhe u njoh edhe me prindërit e mi. Mendoj se në të ardhmen do e diskutojmë edhe martesën. Nuk ishte ide e mirë fillimisht të nisja një lidhje me të, por nuk mund ta zgjedhim aq thjesht me kë biem në dashuri”,-Marcy.

“Të gjithë fajin e ka ajo festë Krishtlindjesh”

“Organizimi i festave për Krishtlindje ndonjëherë nuk është edhe një ide aq e mirë. Unë piva aq shumë sa përfundova në një shtrat me shefin tim. Mes nesh nuk kishte asnjë flirt, as kimi dhe asnjëherë më parë nuk kishim treguar interes për njëri-tjetrin.  Ishte vërtet një rrëmujë e madhe dhe të dy u zgjuam të turpëruar në mëngjes. Kisha frikë se do më pushonin dhe shefi im i trembej faktit se mos dikush e zbulonte që ne kishim kaluar një natë bashkë. Ishte e sikletshme muajin e parë pasi ne kishim kontakt të drejtpërdrejt çdo ditë. Pas disa muajsh të dy vendosëm ta hidhnim pas krahëve dhe të bënim sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Jam betuar që kurrë më nuk do të ndodhë diçka e tillë. Javën e ardhshme kam një festë Krishtlindjesh dhe padyshim që kësaj here nuk do të shkoj”, – Liz.

“E dija që ai shkonte me punonjëset e tij, por sërish nuk u frenova”

“Shefi im kishte një reputacion si Don Zhuan. Thashethemet në zyrën tonë flisnin se ai flinte me të paktën 5 nga vajzat që punonin në atë kompani.  Ishte me të vërtetë seksi, me thënë të drejtën. Në fakt unë e dija që në fillim se çfarë do të ndodhte. Ishte diçka që do të ndodhte vetëm brenda një nate dhe nuk do të përsëritej më. Gjithçka rezultoi si takimet e mia të mëparshme, por duke përjashtuar faktin se unë do ta shihja çdo ditë”,- Michelle.

“Gjithçka ndodhi në momentin kur unë kisha vendosur t’i thosha mjaft”

“Do e cilësoja seksin me shefin tim si një hakmarrje. Kisha vendosur të ikja nga puna muajin pasues për shkak se ai ishte shumë i tmerrshëm, por edhe sepse doja që të rritesha në pozitë, të investoja në karrierën time. Mendova se do të ishte me të vërtetë shumë argëtuese të flija me të pasi pas pak kohësh do të largohesha. Do të isha unë që do t’i thosha jo, gjë që ma shtonte edhe më shumë dëshirën pasi ai ishte shumë tërheqës. E ftova për një pije dhe kaluam natën bashkë.  Pas dy javësh unë dhashë dorëheqjen, pak para pushimeve, me qëllim që ai ta kishte edhe më të vështirë të gjente një zëvendësuese. Nuk i fola më kurrë”,-Debby.

“Është sekreti im më i madh”

“Prej dy vitesh jam duke dalë me shefin tim. Askush në zyrë nuk e di pasi kur jemi në punë shtiremi sikur mes nesh nuk ekziston asgjë veç marrëdhënies profesionale. Në një farë mënyre kjo e bën jetën time edhe më interesante. Vras mendjen ndonjëherë mos dikush tjetër në atë kompani bën të njëjtën gjë si unë”,- Carrie. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje