Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

“Gruaja ime ka humbur dëshirën për marrëdhënie seksuale, çfarë duhet të bëj?”, përgjigjet psikologu

“Gruaja ime ka humbur dëshirën për marrëdhënie seksuale, çfarë duhet të bëj?”, përgjigjet psikologu
February 14
22:51 2019

Gruaja ime dhe unë kalojmë ulje dhe ngritje, si çdo martesë, por ka filluar të bëhet e painteresuar për të bërë dashuri me mua. E di që dëshirat seksuale variojnë, por ajo as që do ta zgjidhë problemin. Jam ofruar ta ndihmoj, por ajo nuk ka interes. Thotë që vuan nga ankthi dhe së shpejti do të vizitojë një doktor që t’i japë këshilla. Përdor medikamente kundër ankthit, por asnjëherë nuk mundet të caktojë shkaqet e ankthit. Ajo nuk ka qenë kështu kur dilnim në fillime, por e shijonte shumë jetën. Mundohem ta ndihmoj të jetë e lumtur, por është e vështirë sepse humori i saj ka luhatje të çmendura.

Çrregullimet e ankthit jo domosdoshmërisht kanë shkaqe specifike, si incidente apo situata të caktuara.Shpesh përhapen në familje dhe kanë baza gjenetike. Mund të jenë komplekse, dhe të ndikojmë seriozisht aftësinë e një personi për të shijuar marrëdhëniet seksuale, dhe duhet të trajtohen. Imagjino të mundohesh të fokusohesh te kënaqësia ndërkohë që ndihesh në ankth.

Ankthi e manifeston veten në shumë mënyra, prandaj është e rëndësishme të punoni si një skuadër që të kuptoni ekzaktësisht çfarë lloji ankthi e shqetëson, çfarë shkakton luhatjet e humorit dhe nëse medikamentet po funksionojnë (përfshirë dhe nëse mosinteresimi i saj për marrëdhënie seksuale është apo jo një efekt anësor i tij). Dhe ajo ka nevojë të marrë trajtimin e duhur.

Ka shumë mënyra të thjeshta për të pakësuar ankthin, si aktiviteti fizik, meditimi dhe yoga, por luhatjet e humorit mund të jenë sfiduese për të dy ju nëse nuk merret ndihma e duhur mjekësorë. Çdo vetëvlerësim i ulët që ajo mund të ketë do të ndikojë interesin dhe eksitimin seksual të saj, kështu që ajo duhet të ndihmohet që të ndihet e sigurtë gjatë seksit dhe t’i lejojë vetes pranimin e kënaqësisë.

Nga Pamela Stephenson Connolly- psikoterapiste e specializuar për trajtimin e çrregullimeve seksuale.
Burimi: The Guardian

Share