Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(FOTO) Njihuni me “motrën” ruse të Kim Kardashian

(FOTO) Njihuni me “motrën” ruse të Kim Kardashian
March 02
10:53 2017

Ajo quhet Anastasiya Kvitko dhe nga format e saj bombastike e kanë krahasuar me Kim Kardashian, edhe pse dukshëm bukuroshja ndoshta ka trup më të bukur se Kim.

E reja ruse nga Kaliningradi ndjek profesionin e modelingut prej kohësh e tashmë jeton në Majami të SHBA-ve.

Vetë Anastasiya ka thënë se e pëlqen Kim dhe motrat e saj, por nuk ka dëshirë të krahasohet me to.

“Trupi im është më sportiv, të pasmet i kam më të bukura dhe nuk kam kryer asnjë operacion plastik as në trup, as në fytyrë”,- ka thënë ajo.

Ajo thotë se fakti se ushtrohet vazhdimisht në palestër ka bërë që të ketë forma kaq bombastike.

“Popullariteti im po rritet dita-ditës dhe është çështje kohe që të bëhem më e famshme se Kim”,- ka thënë Anastasiya. /Blitz.al/

Shperndaje