Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vendet më të mira për të bërë seks, gjatë verës

Vendet më të mira për të bërë seks, gjatë verës
July 03
21:17 2016

Vera është koha më e mirë për të qenë kreativë kur bëhet fjalë për seks. Gjatë verës njerëzit janë më të lirë dhe mund të gjejnë më shumë kohë për të bërë seks. Bëhuni kreativë dhe mendoni sa bukur do të ishte seksi në natyrë, apo aventura të tjera të cilat do të mbahen mend gjatë. Më poshtë do të gjeni disa vende të përkryera për të bërë seks gjatë verës. Dilni nga dhoma dhe eksploroni.

1.Në pjesën e pasme të makinës

Në një vend të largët, ku nuk ka njerëz dhe pasi të jetë errësuar seksi në sediljet e pasme është i mrekullueshëm. Mes atmosferës së krijuar ju keni dhe ndjesinë e frikës se mos ju zbulojnë. Seksi dhe frika se po ju shikon dikush formojnë së bashku momente të paharrueshme.

2.Në tend

Ju mund të bëni seks në pyll, pa u shqetësuar nga insektet dhe pemët, duke përdorur tendën e kampimit. Do të jetë një përvojë intime shumë argëtuese sepse ju jeni të mbyllur në një hapësirë shumë të vogël dhe duhet të bëheni krijues për të mbajtur situatën nën kontroll.

3.Largohuni nga shtëpia një fundjavë

Në shtëpi hasni problem të ndryshme, mendoni për faturat, shpenzimet e të gjitha me radhë. Largohuni nga shtëpia një fundjavë dhe ky largim do t’ju ndihmojë  të relaksoheni,  të bëni seks të mirë dhe të ktheheni përsëri në formë për t’u përballur me shtëpinë tuaj.

4.Në një shtrat të varur

Shtretërit e varur në natyrë janë një zgjidhje shumë e mirë për të bërë seks. Ata nuk janë thjesht për t’u lëkundur dhe relaksuar, por ju mund të bëni dhe seks. Vetëm duhet të keni kujdes të mbani balancën.

5.Në një dush në natyrë.

Ju mund të bëni seks në një dush në natyrë, duhet të jeni të kujdesshëm mos ju “kapin mat”, por ja vlen rreziku pasi është një aventurë mjaft e bukur që duhet provuar.

Komento
Etiketimet
Shperndaje