Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Tradhtarët” tregojnë arsyen se pse tradhtojnë

“Tradhtarët” tregojnë arsyen se pse tradhtojnë
October 07
17:31 2016

Mërzia, abuzimi dhe të qenit “i ri dhe budalla” – këto janë tri arsyet kryesore apo justifikimet të cilat përdoren nga partnerët që tradhtojnë personat që kanë në krah.

Pavarësisht se studimet tregojnë se 60% e meshkujve dhe 45% e femrave tradhtojnë gjatë martesës dhe se 1 në 3 çifte preken nga tradhtia, rezultatet në blog-un e njohur Reddit kanë treguar se marrëdhëniet në çift janë mjaft komplekse dhe se është e vështirë të gjykosh në bazë të një formule.

Për të mësuar se cila është logjika e tradhtisë, jo vetëm te të rinjtë, por te të gjitha moshat, në Reddit, komentues të ndryshëm kanë treguar tradhtinë e tyre dhe arsyen se pse tradhtojnë, të cilat do t’jua tregojmë më poshtë.

“Isha 17 vjeç dhe në shtrat ndodhej një vajzë lakuriq që thoshte: “Eja dhe më p*llo!” Kështu që e bëra. Nuk ishte e drejtë, por nuk kishte as vend për të menduar”, – shkruan një komentues, ndërkohë që një tjetër komentues thotë: “Nuk ka logjikë fare për këtë veprim”.

Loganbad101 shkruan: “Isha i eksituar, prandaj e bëra”. Kurse SombraBlanca tregon se “kishte dalë” nga dashuria dhe ishin bërë si miq dhome që bënin seks me raste.

“U ndjeva keq kur imagjinoja fytyrën e të dashurës sime, por fundi i rrugës ishte i qartë si kristal. Ne u ndamë të nesërmen dhe i tregova çdo gjë. Unë dhe kolegia ime vazhduam bashkë për 2 vite”, – shkruan dikush tjetër në Reddit.

Ndërkohë, dikush tjetër tregon se arsyeja kryesore që e ka çuar në tradhti është vetë partneri abuziv. Titsmacintosh shkruan se pas 16 vitesh martesë, bashkëshorti i saj nuk bënte seks me të sepse masturbohej gjatë gjithë kohës me pornografi: “Çdo 10 apo 12 muaj ai bënte seks me mua, kurse herët e tjera kishim vetëm prekje, pa përqafime, pa puthje dhe pa mbajtje duarsh. Po vuaja “urie””. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje