Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tabutë lidhur me seksin gjatë shekujve

Tabutë lidhur me seksin gjatë shekujve
August 09
16:38 2016

Seksi ka qenë gjithmonë një tabu përgjatë shekujve.

Dhe pa asnjë dyshim, njerëzit kanë krijuar teori dhe mite “të varfra” me argumente logjikë, lidhur me marrëdhëniet seksuale.

Një shembull është fakti që dikur njerëzit mendonin se fëmijët jetonin brenda spermës dhe femrat nuk kishin asnjë rol në formimin e të vegjëlve.

Ose fakti që vajzave u thoshin të bënin ushtrime për vithet dhe të teshtinin që të mos mbesnin shtatzënë.

Këto dhe shumë të tjera do t’jua tregojmë më poshtë:

  • Rreth masturbimit

Në epokën viktoriane, mendohej se gratë që masturbonin nuk do të zhvilloheshin më biologjikisht dhe do të kishin gjoks të sheshtë.

Ndërkohë që një fizikan zviceran, i quajtur Samuel Tissot, shkroi se humbja e lëngut vaginal, çonte në humbje të shikimit.

  • Rreth shmangies së shtatzënisë

Fizikani grek, Soronus, besonte se e teshtira pas seksit shmangte shtatzëninë. Për t’u mos mjaftuar me kaq, në 2012-n Todd Akin tregoi se pas përdhunimit, trupi i një gruaje “mbyllet” dhe nuk ka shanse për të mbetur shtatzënë.

  • Rreth vendit nga vijnë bebet

Në epokën e gurit besohej se shpirti i bebeve jetonte brenda disa frutave të caktuara dhe vajzat mbeteshin shtatzënë duke ngrënë këto fruta.

Në vitet 1600, pasi pa në mikroskop një mostër sperme, Johan Ham dhe Anton Van Leeuwenhoek deklaruan se bebet jetonin brenda lëngut spermatik.

  • Rreth orgazmës

Në fund të viteve 1800, vajzat nuk lejoheshin të ngisnin biçikleta sepse mendohej se kjo gjë shkaktonte infertilitet dhe orgazëm.

Buzzfeed tregon se kjo gjë synonte të parandalonte përdorimin e biçikletave sepse dihej liria që do të merrte femra nga përdorimi i tyre.

Komento
Shperndaje