Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Studim: Burrat me mjekër, të duhurit për marrëdhënie afatgjata

Studim: Burrat me mjekër, të duhurit për marrëdhënie afatgjata
September 18
18:32 2016

Nga një studim i zhvilluar së fundmi rezulton se burrat me mjekër cilësohen si të duhurit për marrëdhënie afatgjata, ndërsa ata që nuk mbajnë mjekër si meshkujt të predispozuar për “hallakatje afatshkurtra”.

8.520 grave iu kërkua të shihnin një numër fotosh dhe të shprehnin tërheqjen fizike të tyre. Në përfundim, meshkujt me fytyra engjëllore, me tipare femërore ose mashkullore, u gjykuan si më pak tërheqës.

Meshkujt me mjekër rezultuan më të preferuarit për marrëdhënie afatgjata krahasuar me ata pa mjekër. Siç duket, sa më të gjata të jenë qimet në fytyrën e një mashkulli aq më tepër preferohet ai për marrëdhënie afatgjatë.

Edhe një studim i vitit 2008 pati të njëjtin rezultat. “Meshkujt me mjekër u cilësuan si më mashkullorë e më dominues. Kjo tregon se femrat nuk tërhiqen nga tiparet e fytyrës tepër mashkullore. Në vend të tyre preferohen meshkuj të pjekur me mjekër, por jo tepër mashkullorë”,- citohej në studim. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje