Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“S/Texting”, 4 fazat që të çojnë në një marrëdhënie

“S/Texting”, 4 fazat që të çojnë në një marrëdhënie
October 31
20:47 2016

Nëse ka një gjë për të cilën duhet falënderuar teknologjia më së shumti ajo është mundësia që na ofrohet për t’u njohur me njëri-tjetrin. Ne mund të fillojmë me bisedat e thjeshta mes miqsh e të përfundojmë në një marrëdhënie që s’do të na e kishte marrë kurrë mendja.

Fillimisht, meshkujt afrohen duke thënë: “Oh, sa i bukur profili yt!”. Më pas mund të përfundojnë me serenata poshtë ballkonit. Eh, e dimë se e tepruam pak me serenatat, por duam të themi se mesazhet nëpërmjet rrjeteve sociale apo teknologjisë, qofshin këto normale apo “sexting”, mund të na çojnë në marrëdhënien që kemi dëshiruar gjithmonë.

E dinit se ka 4 faza që mund të na çojnë te kjo marrëdhënie? Ja, jua tregojmë ne.

 

  1. Faza e “stand-up comedy”

Në ditët e para të marrëdhënies së krijuar nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale, për të shuar atë tension që lind mes dy personave për shkak se nuk njihen shumë me njëri-tjetrin, krijohet një bisedë komike, ku dy “partnerët” e ardhshëm flasin me humor dhe përpiqen t’i bëjnë përshtypje tjetrit me anë të humorit apo komizmit.

Pra, hapini edhe një herë mesazhet… nëse ka shumë doza humori dijeni që jeni në fazat e para të një marrëdhënieje.

 

2. Faza “kjo është një marrëdhënie e vërtetë”

Pasi ka kaluar faza e humorit dhe shakasë mes dy personave, këta të fundit fillojnë t’i marrin shumë seriozisht bisedat që bëjnë. Prandaj quhet edhe faza e “kjo është një marrëdhënie e vërtetë” sepse bisedat tashmë nuk janë në “ajër”, por bëhen me një qëllim: të njohin personin që kanë në anën tjetër të telefonit. Personat janë më seriozë dhe përpiqen mos ta shkatërrojnë kalanë që kanë ndërtuar.

 

3. Faza e komunikimit seksual

Në këtë fazë mashkulli bëhet shumë “dirty” apo shumë i pistë në fjalor. Pra, nuk e ka problem të flasë për seksin apo për tema të tilla sepse tashmë ju keni hyrë në fazën që jeni të sigurt që nuk prishni asgjë. Kjo është edhe faza më e bukur e kësaj marrëdhënieje nëpërmjet “sexting”. Përveçse miq të ngushtë, partnerët bëhen edhe shumë të tërhequr seksualisht.

 

4. Faza finale: marrëdhënie standarde

Këtu kemi të bëjmë me një marrëdhënie që i ka hequr kufijtë ndarës dhe partnerët nuk bëjnë më “sexting” ose bëjnë shumë rrallë. Kjo sepse edhe mashkulli, edhe femra mund të qëndrojnë bashkë e të shohin “Netflix” apo të bëjnë “diçka” tjetër pa pasur nevojën e celularit apo laptopit. Jeni më rehat me njëri-tjetrin e mund të flisni për shumë më shumë gjëra se ç’flisnit në fazat e tjera.

Ama, “sexting” ju shoqëron gjithmonë. Mos harroni! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje