Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si ta kënaqësh partnerin në shtrat? Ja 3 këshilla për femrat

Si ta kënaqësh partnerin në shtrat? Ja 3 këshilla për femrat
April 15
11:20 2016

Keni dyshime se nuk arrini ta kënaqni sa duhet partnerin në shtrat? Jeni të pasigurta për ‘aftësitë’ tuaja joshëse? Epo, ja 3 këshilla që duhet të keni gjithnjë parasysh rreth ‘artit të joshjes’, për t’i bërë meshkujt të çmenden:


Tregohuni ‘të shkathëta’

Rregulli i parë është të merrni ju iniciativën duke ‘aplikuar’ teknikat e parapërgatitjes: masazhet sensuale, apo striptizmi janë perfekte për të ndezur situatën. Gjithashtu edhe efekti surprizë mund të bëjë mrekulli!
Përpiquni t’i pëshpërisni partnerit në vesh fjalë dashurie, por edhe fjalë ‘të pista’, pse jo…


Mos hiqni dorë nga lojrat paraprake

Rruga drejt penetrimit është ende e gjatë!
Pasi të keni arritur të ‘ndizni’ pasionin mes jush, duhet të vazhdoni lojën, pa shkuar akoma drejt aktit final. Dhuroni puthje, përkëdhelje, përdorni lodrat e seksit apo forma të tjera të stimulimit të pikës së tij L (pika G e meshkujve). Për ta pasur atë nën kontroll dhurojini momente kënaqësie që i përkasin vetëm atij. Do të shihni që rezultati do jua shpërblejë mundimin!


Përdorni fantazinë

Të gjithë meshkujt kanë një natyrë ‘soditëse’, kështu që pas lojrave parapërgatitëse, kur të ketë ardhur momenti i penetrimit mundohuni të gjeni një vend jo të zakonshëm. Më pas, duke marrë shkas nga “Kamasutra” e famshme, eksperimentoni pozicione të cilat i lejojnë atij të kënaqet duke parë trupin tuaj! Të jeni të sigurta që këto gjëra do ta çmendin dhe do ta bëjnë  t’i kërkojë këto gjëra gjithmonë!

Etiketimet
Shperndaje