Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Si e kuptojnë femrat që po kalojnë në orgazëm?

Si e kuptojnë femrat që po kalojnë në orgazëm?
November 25
19:41 2016

Paçka se orgazma është një nga gjërat më të mira që mund t’u ndodhë femrave, shumë prej tyre nuk mund të japin një përgjigje se si e ndiejnë apo si e kuptojnë që po kalojnë në një orgazëm.

Pra, si e kuptojnë femrat që orgazma “është rrugës”?

Kësaj pyetjeje i është përgjigjur neurologia dhe shkencëtarja dr. Nicole Prause, e cila ndryshe nga ç’ishim mësuar më parë, i ka testuar efektet e orgazmës dhe ardhjen e saj në një laborator, vetëm!

Dhe ajo ka zbuluar disa fakte mjaft interesante lidhur me kulmin e aktit seksual te femrat, teksa po i studionte ato. “Shumë nga vajzat dhe gratë që kam njohur e i kam studiuar nuk kanë pasur asnjë shenjë fizike të ardhjes së orgazmës”, – ka thënë dr. Prause. Ajo ka shpjeguar më tej duke thënë se nuk nënkuptonte që vajzat e trillonin një të tillë, por nuk e dinë se çfarë është një orgazëm. Kjo gjë bën të mundur që çdo kënaqësi në nivele aspak normale gjatë aktit seksual të përjetohet si të jetë një orgazëm.

Prandaj, të dashura vajza, jo çdo kënaqësi e madhe gjatë seksit mund të jetë një orgazëm! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje