Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa shpesh duhet të kryeni marrëdhënie seksuale?

Sa shpesh duhet të kryeni marrëdhënie seksuale?
October 23
15:33 2016

Shumë njerëz thonë se bëjnë seks disa herë në javë, disa të tjerë një herë në javë e të tjerë shumë rrallë. Natyrshëm lind pyetja, sa herë është e shëndetshme të bëni seks gjatë javës?

Duhet të dini se nuk ka një numër të saktë pasi ndryshojnë preferencat dhe çdo kush bën lloje të ndryshme seksi.

  • Në qoftë se dëshironi të mbeteni shtatzënë.

Duhet të bëni sa më shumë seks gjatë ciklit menstrual. Kjo mund të duket rraskapitëse dhe e vështirë, por ju duhet të përpiqeni të ngelni shtatzënë dhe të ndiqni këtë metodë 6 muaj në vit.

  • Nuk kryeni shpesh marrëdhënie sepse:
  1. Seksi është i dhimbshëm për shkak të çrregullimit të ciklit menstrual.
  2. Nuk ju shijon mënyra si bëni seks.
  3. Nuk ju pëlqen seksi.
  4. Nuk ju vjen cikli menstrual fare.
  • Dikur keni bërë seks shpesh, kurse tani fare, kjo ndodh për shkak të problemeve që mund të keni.

Që t’ju rikthehet dëshira për seks duhet të ballafaqoheni me problemet që ju shqetësojnë.

  • Nëse njëri prej jush dëshiron seks më shumë se tjetri ju do të keni një marrëdhënie të çekuilibruar. Refuzimi i vazhdueshëm i partnerit mund të jetë i dëmshëm. Ju mungon dëshira për seks sepse nuk jeni të dashuruar ose keni mosmarrëveshje. Mos u ndjeni nën presion, por flisni me partnerin tuaj dhe tregojini arsyen se pse nuk doni seks.
  • Partneri ka frikë sepse nuk ndihet shumë i mirë në seks. Ky është një tjetër problem që prek shumë çifte. Për të mos e vënë atë në siklet ju nuk duhet të flisni për marrëdhëniet e kaluara dhe mund të flisni me të për mënyrën që ju pëlqen.

Nëse mendoni se sa shpesh duhet të kryeni marrëdhënie do të ndiheni të shqetësuar dhe të pamjaftueshëm. Seksi mund të thotë shumë gjëra dhe duhet të dini se nuk duhet të jetë i nxitur, por çdo gjë të bëhet me dëshirën e të dyja palëve. E thënë më thjeshtë, nuk ka rëndësi sa herë kryeni marrëdhënie, por rëndësi ka t’ju pëlqejë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje