Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa dini rreth prezervativëve?

Sa dini rreth prezervativëve?
July 07
12:59 2016

Edhe pse është një nga mjetet më të përdorura ditët e sotme, shumica e përdoruesve dinë shumë pak rreth prezervativëve apo kondomëve.

Madje shpesh ngrihen edhe “mite” rreth tyre. I tillë është edhe mendimi se seksi me prezervativ nuk është aq i kënaqshëm sa ai pa prezervativ. Shumë të tjera si këto do t’jua tregojmë më poshtë:

  1. Nuk ka vetëm një lloj kondomi apo prezervativi. Janë plot 4 lloje: latex, non-latex, lambskin dhe polyurethane. Gjithashtu, llogarisni edhe kondomët për femrat.
  1. Procesi i vullkanizimit të gomës nga Charles Goodyear çoi në krijimin e prezervativit të parë. Kjo ka ndodhur në vitin 1885.
  1. Pavarësisht të gjitha ndryshimeve dhe përmirësimeve të ndodhura gjatë këtyre viteve, prezervativi ka qëndruar i pandryshuar që nga 1920-a.
  1. Kondomi nuk ndikon në kënaqësinë që marrim gjatë seksit. Vëzhgimet kanë treguar se çiftet përjetojnë kënaqësi të njëjtë kur përdorin kondom, ashtu sikurse përjetojnë kur nuk e përdorin masën mbrojtëse.
  1. Nëse mendoni se prindërit tuaj janë të predispozuar t’i përdorin më shumë sesa ju prezervativët gaboheni. Çiftet mbi moshën 40- vjeçare renditen të fundit në listën e çifteve që janë të gatshëm të përdorin kondom.
  1. Vetëm çereku i gjimnazistëve mësohen si të përdorin një prezervativ. Të tjerët e mësojnë vetë ose nuk e mësojnë fare.
  1. Bill Gates po përpiqet të bëjë një kondom më të mirë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Melinda Gates, ofrojnë 100,000$ për njerëzit, të cilët po mundohen të krijojnë një prezervativ më të mirë, më eficent dhe më pak të kushtueshëm.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje