Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse meshkujt dhe femrat duan t’i dhurojnë njëri-tjetrit kënaqësi në shtrat?

Pse meshkujt dhe femrat duan t’i dhurojnë njëri-tjetrit kënaqësi në shtrat?
November 09
18:30 2016

Pse meshkujt dhe femrat duan t’i dhurojnë njëri-tjetrit kënaqësi në shtrat?” Sepse e duan njëri tjetrin.
Është dashuria arsyeja kryesore, ajo që u jep partnerëve dëshirën për t’i dhënë njëri-tjetrit një nga ndjenjat më të bukura që ekziston në këtë jetë.

Por një marrëdhënie, në  dukje e shëndetshme, mund të dështojë. Pse? Sepse përpos dashurisë, disa dëshira që kanë partnerët në lidhje me veten dhe me njëri tjetrin nuk janë plotësuar.

Këtë javë do t’ju tregojmë 4 dëshirat që femrat kanë në një marrëdhënie romantike.

  1. Përkushtim

Kjo është një fjalë që flet shumë.
Femrat duan dikë që u përkushtohet atyre dhe dashurisë për to, rrjedhimisht respekton punën, ndjenjat dhe veprimet e tyre. Kjo i bën femrat të besojnë në “ne” dhe jo në “unë”. “Ne” nënkupton se në mendjen e njërit janë të dy dhe veprimet apo vendimet merren në të mirë të të dyve.

  1. Ndershmëri

Femrat pëlqejnë meshkujt që tregohen të sinqertë për mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tyre. Ashtu sikurse pëlqejnë që partneri të mendojë gjatë dhe thellë për një veprim të caktuar.
Pra, edhe nëse mashkulli vendos apo ndjen se ka ardhur fundi i marrëdhënies, duhet t’ia thotë përballë e duke shprehur ndjenjat në mënyrë të sinqertë dhe jo duke shkruar një mesazh me fjalë të bukura.

  1. Bujari

Femrat vlerësojnë shumë meshkujt që janë bujarë në shpirt dhe që jo vetëm dinë të menaxhojnë mirë paranë. “Meshkujt që japin vlerësojnë femrat”.
Pra, në këtë kategori hyjnë edhe meshkujt që dinë të bëjnë dhurata me vlerë.
Këta meshkuj besojnë te reciprociteti. Që do të thotë se dinë të japin shumë kënaqësi në shtrat sepse e dinë që do e marrin mbrapsht.

  1. Seks mbresëlënës

Kuptimi i këtij termi varion nga “romantik” në “të egër dhe të çmendur”. Kjo është nga dëshirat më të mëdha të femrave sepse merret si fryt i pothuajse çdo dëshire që kanë për një marrëdhënie. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje