Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse duhet ta arrini më shpesh orgazmën? Ja 7 arsye…

Pse duhet ta arrini më shpesh orgazmën? Ja 7 arsye…
June 13
20:23 2016

Nuk mund ta quajmë më sekret faktin që të gjithëve u pëlqejnë orgazmat. Ato janë të mrekullueshme.

Si shumë e dinë, ju mund të arrini orgazmën klitoriale, orgazmën e pikës G, atë të gjinjve, orgazmat e shumëfishta  e disa lloje të tjera. Edhe pse jo gjithmonë arrihet një orgazëm e plotë, në 100% të ndjeshmërisë, kjo gjë përmirësohet me praktikë e me kalimin e kohës.

Më poshtë do t’ju rendisim 7 përfitime të orgazmës, veç kënaqësisë që përjetohet:

 

  • Njerëzit që arrijnë në orgazëm të paktën 4 herë në javë ngjajnë rreth 7 vite më të rinj

Dr. David Weeks, një konsulent i psikologjisë klinike në “Royal Edinburgh Hospital, vëzhgoi 3500 njerëz dhe zbuloi se ata që kishin pasur më shumë orgazma ngjanin më të rinj. Një jetë aktive seksuale është një nga arsyet më të rëndësishme që dëshmon se sa i ri duket një person. Vetëm aktivitetet fizike treguan rëndësi më të madhe në këtë gjë.

  • Orgazma lehtëson stresin dhe dhimbjet

Kur arrijmë orgazmën, hormoni oksikotin lëshohet nga qelizat nervore në hipotalamus drejt sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kjo molekulë, e njohur si “molekula e dashurisë”, i ndihmon njerëzit të ndihen optimistë, t’u rritet besimi.
Studimet kanë treguar se niveli i lartë i oksikotinës mund të lehtësojë dhimbjet si ato të kokës, edhe të pjesëve të tjera të trupit. Sigurisht që nuk do të kemi një partner gjithmonë për të na “dhuruar” oksikotinë, por a nuk është ky justifikimi më i mirë për të marrë vibratorin?

  • Orgazma forcon sistemin imunitar

Më në fund, diçka që të gjithë e duam e që është e mirë për ne. Sipas “British Medical Journal”, ekziston një lidhje e fortë mes orgazmës dhe normës së vdekshmërisë. Ata të cilët arrijnë orgazmën 2 herë në javë ose më shumë i shtojnë rreth 8 vite jetës së tyre. Pse? Mendohet se kjo forcon sistemin imunitar, fuqinë e trurit dhe shëndetin e zemrës.

  • Orgazma përmirësohet me kalimin e viteve

Studimet tregojnë se vetëm 4% e femrave janë plotësisht të kënaqura nga kulmi i kënaqësisë seksuale dhe vetëm 31% arrijnë orgazmën gjatë penetrimit. Ama, sa më shumë të kalojnë vitet, aq më shumë kënaqësi ndihet, me rreth 75% të moshës mbi 60 vjeç të cilat deklarojnë se ndiejnë më shumë se vitet e kaluara.

  • Orgazma e mashkullit dhe e femrës janë më shumë në sinkron se ç’mund të mendosh

Pjesa më e madhe e çifteve përpiqen të mos arrijnë orgazmën njëkohësisht gjatë aktit seksual. Rreth 69% e femrave deklarojnë se kurrë nuk kanë arritur kënaqësinë maksimale nëpërmjet penetrimit, ndërkohë që 75% të meshkujve u ndodh.
Është i njohur tashmë fakti se më shumë se 2/3 e femrave preferojnë stimulimin klitorial për të arritur orgazmën, ama… a e dinit se kur femrat e meshkujt arrijnë pikën më të fortë të kënaqësisë, kontraktimet e tyre të orgazmës ndodhin njësoj në interval prej 0.8 sekondash? E çuditshme!

  • Mund të stërvitni veten për të pasur orgazëm më të mirë

Muskujt që kontraktohen gjatë orgazmës quhen muskujt PC. Ushtrimet e Kegelit u bëjnë mirë këtyre muskujve, duke ofruar përfitime të njohura tashmë, duke i dhënë një kontroll më të mirë. Gjithsesi, si meshkujt ashtu edhe femrat mund të rrisin intensitetin dhe frekuencën e orgazmave duke zbatuar ushtrimet e Kegelit si duhet.

“Muskujt intimë janë njësoj si të gjithë muskujt. Fuqia e tyre dhe efikasiteti përmirësohen nëpërmjet ushtrimit. Mjaftojnë praktika të vogla”, – shprehet Dr. Ian Kerner.

  • Orgazma ndihmon të flini më mirë

Në fakt kjo lidhet më shumë me meshkujt sesa me femrat, edhe pse ndikon në të dyja sekset. Siç e kemi thënë më sipër, në momentin e arritjes së kënaqësisë maksimale truri lëshon një miks përbërësish, si oksikotina apo vasopresina. Këto kimikate ndikojnë në çlirimin e melatoninës, që ndihmon gjumin.

 

Etiketimet
Shperndaje