Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Preferoj marrëdhënie seksuale pasionante dhe intime, por i dashuri im kërkon vetëm dhunë

Preferoj marrëdhënie seksuale pasionante dhe intime, por i dashuri im kërkon vetëm dhunë
September 05
15:47 2016

“E dua të dashurin tim, por ai pëlqen vetëm seks të egër”, – kështu e ka nisur rrëfimin e saj për “The Guardian” Pamela Stephenson Connolly. “Jam vetëm 20 vjeçe dhe tashmë ndodhem në një marrëdhënie të qetë dhe të ëmbël (pa arritur te pjesa e shtratit). Paçka se e dua shumë personin që kam në krah, ka diçka që më lëndon tek ai. Unë vuaj nga vaginismus, një sëmundje e cila ma bën të dhimbshme marrëdhënien seksuale nëse nuk bëhet butë dhe me qetësi, por ai mendon ndryshe”.

Më pas ajo ka treguar për tabloidin e njohur se i dashuri i saj ishte i apasionuar pas seksit të ashpër dhe nuk respektonte dëshirat e saj intime.

“Unë dua një seks të qetë, të butë dhe tepër intim. Dua që të shtrëngoj duart me partnerin tim dhe ta puth vazhdimisht gjatë marrëdhënies. Kjo është më e pakta që unë kërkoj nga partneri. Kurse ai do të më lidhë, të më gjuajë gjatë seksit apo të përdorë lodra dhe nuk e merr parasysh faktin që unë e vuaj penetrimin”, – shkruan 20-vjeçarja.

Connolly e klasifikon veten tek ato femra që nuk munden të dalin jashtë “kufijve” që partnerët i vendosin duke thënë se ndihet e pafuqishme për të bërë diçka sepse e do shumë dhe ka frikë se mos e lëndon.

Për të kaluar këtë situatë, “The Guardian” thotë se daljet në kinema, bisedat e sinqerta, darkat romantike do të zbutnin “egërsinë” në shtrat të partnerit. Në të kundërt, kalimi i jetës me një person që të vendos limite në dëshira dhe dhembja juaj për të është kënaqësi do t’ju kthehet në një makth. /Blitz.al/

Shperndaje