Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pozicionet e seksit që forcojnë marrëdhënien në çift

October 06
20:08 2016

Kur je në një marrëdhënie për një kohë të gjatë mund të bësh seks për një sërë arsyesh: vjen i stresuar nga puna dhe do të qetësohesh, partnerja apo partneri bën një gjest shumë sensual a seksi ose fundja thjesht do të bësh seks sepse je i/e eksituar dhe këtu nuk ka asgjë të keqe.

Ekspertë të ndryshëm kanë thënë se marrëdhënia seksuale ndikon në shëndetin e një marrëdhënieje. Pra, sa më shumë seks të bësh dhe sa më i kënaqshëm të jetë fizikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht, aq më e shëndetshme është edhe marrëdhënia në çift.

Por e dini se ka disa pozicione që e forcojnë akoma më shumë marrëdhënien tuaj në çift? Më poshtë do t’ju tregojmë 5 prej atyre që duhet t’i “aplikoni” shumë shpesh. /Blitz.al/

 

  1. Stili kauboj

the_cowgirl__medium_4x3

Ky pozicion është i njohur ndryshe si “vajza sipër” apo “djali poshtë” pasi njëri nga partnerët ndodhet sipër dhe shijon penetrimin, kurse personi që gjendet i shtrirë shijon pamjen.

Ajo që ky pozicion ofron është mundësia e të pasurit duart e lira, me të cilat partnerët mund të prekin njëri-tjetrin, duke i ofruar vetes jo vetëm kënaqësi fizike, por edhe emocionale.

Për sa i përket anës psikologjike, partnerët mund të “luajnë” me shikimin. Duke parë njëri-tjetrin në sy dhe duke e prekur, partnerët mund të rrisin besimin te vetja dhe t’i japin një “rritje” të madhe nivelit të intimitetit të tyre.

 

 

  1. “Side by Side/Në anë të kundërta”

side by side

Teksa shumica e të rinjve, të rejave dhe personave të rritur mendojnë se seksi ka të bëjë vetëm me lëvizjen, pozicionet, djersitjen dhe “rënkimet”, në të vërtetë harrohet një detaj tepër i rëndësishëm, për të mos thënë esencial: prekja! E çfarë përveçse lëkurës e mundëson këtë gjë?

Pozicioni në foto bën të mundur që partnerët jo vetëm të lëvizin e të përjetojnë kënaqësinë si çdo pozicion tjetër, por edhe lidh totalisht partnerët me njëri-tjetrin.

Prekja në të gjithë lëkurën i mundëson mashkullit dhe femrës besim, siguri dhe lidhje të fortë emocionale!

 

 

 

  1. “Pozicioni ulur”

favicon

Ky pozicion është i ngjashëm me “kauboj”-in për sa i përket përfitimeve që partnerët marrin, por i shtohet edhe një: ëmbëlsia.

“Marrësi”, i cili është personi lart dhe “dhënësi”, shumë mirë mund të stimulojnë njëri- tjetrin dhe të arrijnë maksimumin e kënaqësisë.

“Mbrojtje, fuqi dhe siguri” – këto janë ato gjëra që ky pozicion jep në mënyrë që ju të keni një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

 

 

 

  1. “Misionari”

missionary-sex-position

Nëse do të kishte një çmim për pozicionin më të provuar e më të pëlqyer në të gjithë botën, “misionari” do të ishte fituesi! Jo vetëm që ofron shumë kënaqësi me “pak” mundim, por është edhe i lehtë për t’u provuar.

Përveç këtyre që thamë më lart, ka një tjetër arsye se pse ky pozicion është më i përdoruri: ofron lidhje mes partnerëve, ngadalësi dhe intimitet.

 

 

 

  1. Pozicioni juaj i preferuar

image-4

 

Përpos pozicioneve që ju thamë më lart, në të vërtetë pozicionet që ju bëjnë me të vërtetë të lumtur pranë partnerit tuaj e forcojnë marrëdhënien janë ato që ju pëlqejnë juve.

Nëse ju pëlqen një pozicion, qoftë 1, 2 apo 245, atëherë kjo do të thotë se gjatë marrëdhënies seksuale ju jeni të lidhur fort me njëri-tjetrin emocionalisht dhe psikologjikisht saqë jeni të sigurt e të mbrojtur nga çdo gjë tjetër (përveç rasteve kur bie ndonjë bombë atomike).

Prandaj, bëni një listë të pozicioneve që ju pëlqejnë dhe vendoseni në një kornizë në dhomën e gjumit. /Blitz.al/

Shperndaje