Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pozicionet e seksit që duhet të praktikoni për një super orgazmë

Pozicionet e seksit që duhet të praktikoni për një super orgazmë
August 04
01:53 2016

Djema, mbani shënim!

Të gjithë e dimë që ju dëshironi t’i jepni partneres (ose partnereve, nëse jeni beqarë) maksimumin e kënaqësisë në dhomën e gjumit.

Por ka diçka: teksa shumica e djemve mendojnë se po ia arrijnë qëllimit, në të vërtetë nuk po bëjnë asgjë.

“Vajzat e dinë që shumica e djemve përpiqen t’u japin atyre kënaqësinë maksimale në shtrat dhe prandaj nuk duan që ata të zhgënjehen”, – thotë Dorian Solot, një këshilluese seksi dhe bashkautore e “I Love Female Orgasm”. “Prandaj pjesa më e madhe e vajzave bëjnë sikur arrijnë në orgazëm ose lënë të kuptohet sikur e kanë arritur”.

Por mos lini vend për zhgënjim. Përmbajuni këtyre pozicioneve dhe do t’ia arrini qëllimit tuaj.

  1. Misionari

Sipas ekspertëve, vajzat përjetojnë më shumë kënaqësi në këtë pozicion se në çdo pozicion tjetër. Kjo, pasi atyre u pëlqen intimiteti dhe afrimiteti që ky pozicion ofron.

Por, që ky pozicion të jetë më efektiv duhet të “godisni” në këndin e duhur. Nuk po themi që të merrni një vizore dhe të bëni matje, por mjafton duke u pozicionuar në mënyrë diagonale dhe drejtpërdrejtë. Pasi kështu stimulimi i klitorit është më i madh, gjë që do të çojë në orgazëm.

2. Stili “kaubojs”

Në këtë pozicion, mashkulli është i shtrirë ose i ulur dhe femra ulet mbi të duke pasur përballë këmbët e tij dhe jo fytyrën.

Seksologët thonë se ky është një nga pozicionet më të mira për të arritur orgazmën, pasi kontakti me klitorin është më i thjeshtë. Dhe sa më shumë të stimuloni klitorin, aq më e thjeshtë do të jetë të arrini orgazmën.

3. “Doggie Style”

“Doggie Style” është një pozicion që e bën shumë të lehtë arritjen e orgazmës pasi e lejon femrën të ketë kontroll mbi vaginën e saj. Pse? Sepse e lejon atë të gjejë pozicionin e duhur, në të cilin kënaqësia është optimale dhe ta vazhdojë atë.

“Ai mundet që lehtësisht të stimulojë klitorin e saj, qoftë me dorën e tij, dorën e saj apo edhe me një lodër seksi”, – tregon Amy Levine, këshilluese seksi. Por këshillojmë më mirë dorën e mashkullit.

4. “Girl on top” (Vajza lart)

Ky është një tjetër pozicion që e lejon femrën të ketë kontroll të plotë në arritjen e orgazmës nga ana e saj. Pasi duke qenë sipër tij, me fytyrën e drejtuar nga ai, komunikimi mes dy partnerëve është perfekt. “Ju mund ta ndihmoni duke lëvizur belin e saj lart e poshtë”, – shprehet Somoza, eksperte e seksologjisë. “Dhe mos harroni të stimuloni klitorin: nëse njëri është i zënë duke lëvizur, tjetri mund të stimulojë klitorin lehtësisht”.

5. “The Pillow Technique” (Teknika “jastëk”)

Shumë ekspertë në fushën e seksologjisë thonë se pozicionet bëhen më të kënaqshme kur në akt përfshihet edhe një jastëk apo batanije.

Levine, një tjetër eksperte seksi, tregon se vendosja e jastëkut nën vithet e femrës është gjëja më e mirë që mund të bëni, pasi mund të fërkoni klitorin e saj me penisin tuaj. Kjo do të bënte që arritja në orgazëm të ishte më e shpejtë dhe më e kënaqshme.

6. “Këmbët lart”

“Kur je mbi trupin e saj apo poshtë saj, është e pamundur të arrish një penetrim të plotë”, – thonë studimet e fizioterapistit Edward Eichel. “Juve ju duhet të ngrini këmbët e saj deri në shpatullat tuaja, për të bërë të mundur që të arrini një kontakt më të thellë.”

Përveçse do të arrini një penetrim më të thellë, do të keni mundësinë edhe të “luani” me klitorin e saj, duke arritur kështu në orgazëm.

7. “The Bridge” (Ura)

Është e ngjashme me “misionarin”, por me ndryshimin që mashkulli ngrihet në gjunjë dhe e tërheq femrën nga vetja. Duke u harkuar që të “takojë” penisin tuaj, ajo (dhe ju sigurisht) mund të shijoni trupin e njëri-tjetrit në këndin perfekt të takimit të dy trupave. Duke mos harruar edhe mundësinë për të prekur klitorin e saj.

8. “Standing Against The Wall”

Murin mund ta përdorni për pozicione të ndryshme, por pozicioni ku ajo është me fytyrë nga muri është ideali. Përveç pjesës që mund të kapni flokët e saj (gjë që asaj i pëlqen jashtëzakonisht shumë) ju mund të tërhiqni njërën këmbë rreth belin tuaj për të kontrolluar penetrimin dhe shpejtësinë. Por, duhet pasur parasysh që partneri duhet të ketë afërsisht të njëjtën peshë me ju, për të shmangur ndonjë “incident”.

9. “The Spider” (Merimanga)

Të dy jeni të ulur në shtrat, duke qëndruar përballë dhe me këmbë të drejtuara nga njëri- tjetri e duke u mbështetur me duar.

Beli i saj duhet të pozicionohet mes këmbëve tuaja që të keni mundësi të penetroni deri në thellësi. E bukura e këtij pozicioni, përveç pjesës që të dy mund të “lëvizni” mbi njëri- tjetrin, do të keni edhe kontakt pamor ç’ka e bën arritjen e “kulmit” të seksit më të kënaqshëm.

Shperndaje