Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Po ju e dinit sa orgazma mund të arrijë femra

Po ju e dinit sa orgazma mund të arrijë femra
June 16
21:52 2016

Thonë shpesh se shumëllojshmëria është çelësi i kënaqësisë së jetës dhe jo çuditërisht orgazmat janë të ndryshme. Studiuesit sugjerojnë se femrat të cilat i ndërrojnë partnerët seksualë janë më të prirura për të përjetuar disa lloje orgazmash sesa femrat të cilat janë të izoluara vetëm te një partner, më të dashuruara se kurrë.

Sigurisht, si çdo gjë që i përket fushës së seksit, edhe orgazmat mund të interpretohen ndryshe nga njerëz të ndryshëm. Disa mendojnë se shumëllojshmëria e orgazmave lidhet me vetëkënaqësinë, ndërkohë që të tjerë mendojnë se vetëm duke pasur një partner me potencial të lartë të aktivitetit seksual mund të arrihet shumëllojshmëria e orgazmave. Diçka që biem të gjithë dakord është se orgazmat, ashtu si dhe femrat, janë unike. Asnjë orgazëm nuk ngjan me tjetrën dhe këtu fillon edhe rutina e gjatë e misterit prapa saj.

Megjithatë, nëpërmjet eksperiencës dhe studimeve është dalë në përfundimin se orgazmat mund të ndahen në 4 kategori të veçanta: orgazma nga klitori, orgazma vaginale, orgazma e përzierë dhe orgazma e shumëfishtë. Të katërta këto lloje mund të provohen edhe duke masturbuar, por edhe duke kryer marrëdhënie seksuale me partnerë.

  1. Orgazma klitorale

Klitori është një pikë kyçe në jetën seksuale të një femre. Pikërisht aty gjendet kënaqësia më e madhe seksuale. Dhe pse i strukur pjesërisht brenda vaginës, pjesët e jashtme janë ato që dhurojnë kënaqësinë maksimale. Orgazma klitoriale nuk arrihet menjëherë. Thënë këtë, ju apo partneri juaj nuk duhet të synoni menjëherë prekjen e klitorit, por duhet të luani duke rrotulluar gishtin apo një objekt rreth tij. Në momentin që ju e keni ndjerë kënaqësinë rrotulluese, atëherë mund të prekni tërësisht klitorin për të fituar një orgazëm të magjishme.

2. Orgazma vaginale

Ndërkohë që orgazmat e klitorit vijnë nga prekja dhe arritja e ndjeshmërisë maksimale nga disa zona të caktuara sensitive në klitor jashtë vaginës, një lloj tjetër që jep po aq kënaqësi (ose edhe më tepër për disa femra) është arritja e prekjes së ndjeshmërisë brenda vaginës. Bëhet fjalë për pikën e famshme G. Pika G, pavarësisht kontestimeve se është thjesht një trill, mund të arrihet nga penetrimi i një lodre seksi, i penisit apo edhe nëpërmjet gishtërinjve. Si mund të arrihet? Në shumicën e rasteve duke vendosur një jastëk poshtë fund shpinës tuaj gjatë stilit seksual i njohur si misionari (kur partneri është sipër jush).

3. Orgazma e përzierë

Lart folëm për dy orgazma të ndryshme, tani mendoni sikur të dyja këto t’i përjetoni në të njëjtën kohë. Seksologët e quajnë pika kulminante, pasi dy nga orgazmat më të mira bashkohen në të njëjtin moment. Në dukje është e vështirë, por në fakt në praktikë jo edhe aq. Mjafton që partnerët të njihen mirë me njëri-tjetrin, të ketë sinkron mes lëvizjeve të tyre dhe sigurisht, durim. Mënyra perfekte për t’u arritur kjo është që mashkulli të përpiqet për pikën G, ndërkohë që ju ndihmoni veten tuaj me prekje për zonën e klitorit.

4. Orgazëm e shumëfishtë

Meshkujt dhe femrat eksperimentojnë me kënaqësinë seksuale në forma të ndryshme dhe kjo vërtetohet më së shumti tek orgazma e shumëfishtë. Siç mund ta dini, meshkujt kërkojnë një kohë “rikuperimi” për t’u eksituar herën e dytë, ndërkohë që femrat mund të arrijnë orgazma të shumëfishta dhe të njëpasnjëshme pa pasur nevojë të pushojnë. Por si mund të koordinohen të dyja palët, që edhe meshkujt mos të ndiejnë “fajin” se lodhen më shpejt? Kjo arrihet nëpërmjet komunikimit dhe duke treguar dëshirat seksuale, sigurisht nuk është diçka që mund të ndodhë gjithmonë, por ju mund të planifikoni një natë romantike me verë dhe një ritual orgazmash të njëpasnjëshme, pa shumë ndërprerje për të dy partnerët.

Komento
Shperndaje