Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për njerëzit që nuk “ndezin” dot dëshirën seksuale

Për njerëzit që nuk “ndezin” dot dëshirën seksuale
October 21
18:32 2016

Keni probleme me dëshirën seksuale?

Ka disa arsye se pse nuk jeni në gjendje t’i jepni partnerit tuaj atë që duhet e atë që ai apo jo do.

Madeleine Castellanos, eksperte e seksit dhe autore e “Wanting to want: What Kills Your Sex Life”, ka zbuluar disa nga arsyet se pse nuk kemi dëshirën e duhur për të pasur marrëdhënie seksuale.

 

  1. Ju po merrni pilulën e gabuar kundër shtatzënisë

Paçka se pilulat apo kontraceptivët që merren në mënyrë orale mund t’ju japin një seks thuajse të sigurt dhe parandalojnë shtatzënitë e padëshiruara, kanë një efekt negativ: Ndalojnë prodhimin e hormoneve që ndikojnë në dëshirën e të bërit seks.

Pra, nëse merrni shumë nga këto medikamente dhe i merrni pa u konsultuar me mjekun apo farmacistin, mos u çudisni nëse nuk keni dëshirë për marrëdhënie seksuale.

 

  1. Ju mendoni se ka diçka që nuk shkon me trupin tuaj

Mënyra se si e perceptojmë trupin tonë ndikon drejtpërdrejt në dëshirën seksuale. P.sh., nëse femra mendon se vagina e saj mban erë të pakëndshme dhe ka mendimin se trupi i saj nuk do t’i pëlqejë partnerit, ajo është më pak e predispozuar të bëjë seks. E njëjta gjë vlen edhe për mashkullin. Nëse ai mendon se penisi i tij nuk ka madhësinë e duhur, pasi sipas tij madhësia e penisit ndikon në kënaqësinë që jep, ai do të ketë më pak shanse për të pasur marrëdhënie seksuale me partneren.

 

  1. Ju nuk pranoni që keni probleme me organet gjenitale

Hapi i parë për të rregulluar një problem është ta pranoni atë.

Nëse femrat kanë dhembje vaginale apo probleme të tjera gjenitale dhe nuk i tregojnë mjekut për këtë, do t’u duhet të jetojnë çdo ditë me dhembjet. Kush do të donte një seks me dhembje të padurueshme?

 

  1. Vuani nga mungesa e vitaminave

Marrja e vitaminave të përditshme nuk do të mbante thjesht trupin në balancë, por do të mbante edhe nivelin e testeronit dhe estrogjenit në nivelin e duhur.

Nëse mungojnë vitaminat, atëherë niveli i hormonit mashkullor dhe femëror do të binte dhe si pasojë ju do të kishit më pak dëshirë për të kryer marrëdhënie seksuale.

Mbani shënim: Vitamina B, zinku, seleniumi dhe vitamina D janë esenciale për të prodhuar këto dy hormone, por jo vetëm, që t’ju mbajnë dëshirën seksuale të ndezur.

 

  1. Ju mendoni se seksi është më pak i rëndësishëm në martesë

Duke menduar se seksi është më pak i rëndësishëm në martesë, femrat thjesht presin kur është koha e duhur apo kur “ndizet llamba”, por në fakt seksi duhet planifikuar. Kjo pasi, nëse e lëmë në dorën e fatit, kurrë nuk do të bëhet diçka, sepse stresi gjatë ditës, problemet në punë, kujdesi për fëmijët e shumë faktorë të tjerë e bëjnë kënaqësinë në fund të ditës të pamundur.

Mjafton thjesht vendosja e një “alarmi” dhe jeni në rregull.

Komento
Shperndaje