Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pakënaqësi gjatë orgazmës? Ja këshillat që duhet t’i praktikoni

Pakënaqësi gjatë orgazmës? Ja këshillat që duhet t’i praktikoni
April 09
17:57 2016

Ekspertë të shquar në fushën e psikologjisë dhe marrëdhënieve seksuale, si Virginia Sadock e Lauren Streicher, kanë treguar për të gjitha femrat gjërat që duhet të praktikojnë të paktën një herë në ditë nëse duan të kënaqen maksimalisht në një marrëdhënie seksuale.

Sipas tyre, seksi  është diçka që çdo grua apo vajzë duhet ta praktikojë çdo ditë, në mënyrë që të kënaqë partnerin dhe veten njëkohësisht gjatë marrëdhënies. “Marr ankesa çdo ditë nga femra të moshave të ndryshme dhe “Kam vështirësi në kalimin në orgazëm” qëndron në krye të listës. E dini pse ndodh kjo? Sepse ato përdorin vibratorët për t’u kënaqur dhe jo metodat natyrale. Përdorimi i këtyre metodave do t’i bënte femrat të përjetonin një orgazëm të kënaqshme jo vetëm me partnerin, por edhe me veten”, – shprehet Sadock për “Huffington Post”.

Doni t’i dini metodat natyrale?

Epo, fillimisht vishni rregullisht të brendshme prej dantelle. Do t’ju bëjnë të ndiheni rehat në çdo aktivitet dhe në çdo situatë. Së dyti, pyesni një farmacist që shet produkte me bazë bimore, të cilat rrisin dozat e kënaqësisë dhe mbi të gjitha praktikoni “Kegels”. (E dini ç’janë “Kegels”? Janë ushtrimet specifike për vaginën, ku ju shtrëngoni dhe çlironi muskujt vaginalë për disa sekonda). Dhe së fundmi, jo nga rëndësia, aplikoni metodën e vjetër të kënaqësisë, masturbimin.

Masturbimi, sipas Virginia Sadock, është mënyra më e mirë që femra të mësojë se çfarë e kënaq në të vërtetë dhe ç’duhet të bëjë për ta arritur atë edhe në marrëdhënien me partnerin. Gjithashtu, masturbimi i shoqëruar me fantazi seksuale do të ishte rruga perfekte për të arritur në maksimum atë ç’ka aspiron një grua apo vajzë gjatë marrëdhënies seksuale: orgazmën dhe kënaqësinë e saj. Kurse Lauren Streicher, një tjetër eksperte, e vë theksin te fantazia, që çliron hormonet e nevojshme për të mos u ndier e ngurtë apo pasive në aktivitet. “Ngurtësimi apo pasiviteti e bën të paplotë aktin dhe si rrjedhojë nuk do të marrësh kënaqësitë maksimale në orgazëm ose, në rastin më të keq, nuk do të përjetosh dot një orgazëm”.

Dhe e fundit… gjeni gjithmonë kohë të eksperimentoni me metoda të reja të të kënaqurit të vetes, sepse kështu do të gjeni çelësin për të arritur në kënaqësinë e vërtetë seksuale.

Komento