Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mund të bini në dashuri pas puthjes së parë? Ja ç’thonë studimet

Mund të bini në dashuri pas puthjes së parë? Ja ç’thonë studimet
August 27
22:17 2016

Është e mundur që puthja e parë të shenjojë fillimin dhe jetëgjatësinë e një marrëdhënie? Në seritë e “”Love At First Kiss”, dy të panjohur u puthën me njëri-tjetrin, pa bashkëveprim paraprak, për të parë nëse ka kimi seksuale. Por si qëndron e vërteta përtej serive të këtij programi?

Regjisorët e  “”Love At First Kiss” vlerësojnë se nëse puthja e parë shkakton tërheqje mes dy personave, ajo mund të ndiqet nga takime të shpejta dhe nëse këto rezultojnë të suksesshme, dy personat nisin të shoqërohen.

Shkencëtarët pajtohen se puthja e parë ose mund të shenjojë fillimin e një marrëdhënie ose mbarimin e saj ende pa nisur mirë. “Një puthje mund të na provokojë ndjesi… prekja, era, shija e saj. Kur ju puthni dikë çlirohet oxytocin-a, hormone i dashurisë.”, shprehen shkencëtarët.

Sipas tyre, pështyma përcjell informacion të rëndësishëm lidhur me nivelin e hormoneve, shëndetin, pajtueshmërinë gjenetike. Studiuesit e kësaj fushe, shprehen se pështyma ka testosterone në të, çka nxit seksualitetin. Sipas studiesve, nëse dy njerëz kur puthen e hapin shumë gojën, (kjo ndodh në mënyrë të pandërgjegjshme), çka mundësojnë kalimin e testosteroneve në sasi të madhe.

Në rastin e një puthje të papëlqyshme, tregon se ka mungesë të theksuar të kimisë seksuale dhe me shumë mundësi nuk do të ketë vazhdimësi. Nga një studim i kryer, rezultoi se gratë kishin më shumë gjasa të vlerësonin puthjen si element shumë të rëndësishëm në një marrëdhënie, krahasuar me burrat.

Gjithashtu, ata partnerë që ishin në një marrëdhënie afatgjatë, u shprehën se puthja është e rëndësishme kurdorherë, ndërsa ata të romancave afatshkurtra, e cilësuan puthjen si më të rëndësishme përpara seksit dhe më pak të rëndësishme gjatë dhe pas seksit.

Sipas psikologut Wyatt Fisher, një marrëdhënie afatgjatë është e bazuar në vlera të përbashkëta dhe një afrimitet emocional dhe social i theksuar. “Puthja mund të japë një përshtypje të parë, por nuk mund të parashikojë qëndrueshmërinë afatgjatë të një marrëdhënie.”, shprehet ai. /Blitz.al/

Shperndaje