Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mitet demaskuese që duhet të dini për seksin

Mitet demaskuese që duhet të dini për seksin
June 20
18:55 2016

Kur flitet për marrëdhëniet seksuale, çdokush shpreh preferencat e tij. Dikush është “ekspert” në këtë fushë e dikush tjetër ka mangësi. Shumë njerëz shqetësohen për mangësitë që mund të kenë gjatë seksit, madje edhe për disa mite që qarkullojnë. Më poshtë do të gjeni disa prej miteve që mund të kenë qenë edhe shqetësuese, ato çka janë thënë deri sot nuk janë të gjitha të vërteta, kështu që qetësohuni. Shikoni se cilat prej tyre janë të rreme dhe cilat jo.

E vërtetë

  • Mund të ngelni shtatzënë nëpërmjet seksit anal

Kjo është e vërtetë, siç ishte edhe rasti i një gruaje pak kohë më parë. Por mjeku ka thënë se ky është një rast që ndodh 1 në 1 miliard. Domethënë është një rast shumë i rrallë.

  • Seksi është stërvitje

Kjo është e vërtetë sepse të bësh 30 minuta seks është njëlloj si të kishit bërë stërvitje dhe humb shumë kalori.

E rreme

  • Madhësia e penisit

Thuhej se sa më i madh penisi, aq më mirë është por nuk është e vërtetë. Llojet e orgazmës te femrat janë të ndryshme dhe nuk ka rëndësi madhësia e penisit për shkak të vendndodhjes së pikës G te vagina.

  • Koha që kryeni marrëdhënie barazohet me vite.

Kjo nuk është  e vërtetë, mesatarisht çiftet e lumtura kanë marrëdhënie seksuale një herë në javë, që tregon një mesatare diku me 1% të kohës tuaj të shpenzuar për seks gjatë gjithë jetës.

  • Ju mund të ngelni shtatzënë edhe në qoftë se jeni me rroba

Kjo nuk është e vërtetë sepse sperma nuk mund të depërtojë nëpër rrobat tuaja dhe më pas në vaginë.

  • Femrat nuk shohin pornografi

Kjo nuk është e vërtetë, sepse shumica e femrave shikojnë pornografi dhe madje një në tre femra shikon porno të paktën një herë në javë.

Etiketimet
Shperndaje