Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Krijohet lodra e parë seksi për meshkujt transeksualë

Krijohet lodra e parë seksi për meshkujt transeksualë
October 05
15:55 2016

Ylli i filmave për të rritur, producenti, aktivisti dhe transeksuali Buck Angel, tashmë i ka bashkangjitur vetes edhe një epitet tjetër: shpikës lodrash… dhe jo lodra dosido.

Angel, në bashkëpunim me kompaninë e lodrave të seksit “Perfect Fit”, ka krijuar dhe prodhuar lodrën e parë seksi për transeksualët, më saktë për ata transeksualë që janë në një terapi për të zëvendësuar hormonet (HRT).

“Duke folur me meshkuj të tjerë transeksualë, e kuptova se ishte një produkt i rëndësishëm. Është thelbësore për ne teksa ecim në një dyqan dhe shohim se ka një produkt vetëm për llojin tonë. Të jep ndjenjën e njohjes, sikur dikush më në fund po të vlerëson”, – ka thënë Angel për “Huffington Post”. “Mendoj gjithashtu se masturbimi dhe nevojat seksuale janë normale për çdokënd”.

Nëse do të doni të shihni “engjëllin” në aksion, ai ka publikuar një video në PornHub ku tregon se si funksionon kjo lodër.

“Faleminderit “Perfect Fit” që më ndihmuat të krijoj këtë gjë! E di që është thjesht një masturbues, por është me të vërtetë një mrekulli”, – thotë Angel në video. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje