Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kjo grua transgjinore tregon si ndryshon jeta kur penisin e zëvendëson me vaginë

Kjo grua transgjinore tregon si ndryshon jeta kur penisin e zëvendëson me vaginë
March 23
16:51 2016

Gruaja transgjinore me emrin Jessica ka treguar eksperiencën e saj kur zëvendëson penisin me vaginë.

Jessica tregon detaje nga procesi i saj i vagino-plastikës dhe se si pas operacionit disa inde vdesin për shkak të humbjes të ushqyesve dhe oksigjenit.

“Gjithkush e di si duket vagina pas operacionit. Ajo është e kuqe, ka qepje dhe është e fryrë. Ajo çfarë nuk pritet janë sekrecionet vaginale”,- ka thënë Jessica.

Ajo është pyetur në qoftë se mund të kalojë një orgazëm. Jessica shpjegon se është një pyetje që çdo kush do të donte të dinte përgjigjen. Sipas saj, mjekët kanë arritur ta bëjnë vaginën që të lejojë të vijnë stimulime të brendshme, njëlloj si femrat e tjera. Gjithashtu thotë se edhe ajo e ka pikën G., të cilën e cilëson si diçka të mirë.

Jo të gjithë transeksualët zgjedhin ta bëjnë këtë operacion. Operacioni i vagino-plastikës kushton shumë. Këtë operacion asaj ia kanë mbuluar sigurimet pasi mjeku i saj ka thënë se e kishte të nevojshme.

Komento
Etiketimet
Shperndaje