Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla për një seks të paharrueshëm

Këshilla për një seks të paharrueshëm
April 20
10:36 2016

Femrat shpesh kërkojnë dhe imagjinojnë një seks të mrekullueshëm, por zhgënjehen sepse nuk marrin atë që kërkojnë. Kjo nuk ndodh nga paaftësia e meshkujve, por ato nuk shprehin dëshirat në dhomën e gjumit dhe si rezultat marrin vetëm atë që mashkulli ofron. Keni turp apo frikë të kërkoni atë që doni? Njihuni më poshtë me 7  këshilla që do t’ju bëjnë të përjetoni seksin më të mirë të jetës suaj.

  1. Eksploroni dhe kërkoni kënaqësitë tuaja

Ju nuk mund të bëni një hartë kënaqësish për partnerin në qoftë se nuk keni zbuluar vetë kënaqësitë tuaja. Jepini kohë vetes dhe zbuloni atë që dëshironi. Përdorni fantazinë dhe imagjinatën. Mund t’ju duhet të përdorni një lodër seksi ose të lexoni literaturë erotike për të zbuluar kënaqësitë tuaja.

2. Pyesni, mos bëni presion!

Pyesni partnerin  dhe jepini idetë që keni për një seks më të mirë. Por nuk duhet t’i bëni presion. Ju duhet të flisni për seksualitetin dhe veten tuaj. Seksi i mirë arrihet me konsensus dhe partnerët duhet të respektojnë kufijtë e njëri-tjetrit.

3. Mos u ankoni!

Kur keni një pakënaqësi kundrejt partnerit gjatë seksit mos u ankoni, por bisedoni. Mos iu drejtoni partnerit duke i thënë:  E urrej këtë gjë! Ka një dallim të madh midis “unë e urrej këtë” dhe “unë do të dëshiroja që…”. Me ndihmën e partnerit mund të arrini të ndiheni më të kënaqura me jetën tuaj seksuale. Në qoftë se ankoheni dhe nuk bisedoni mund të shkaktohen probleme serioze në marrëdhënien tuaj.

4. Tregohuni e drejtpërdrejtë

Për shumë njerëz mund të duket e ndërlikuar të flasin rreth seksit. Por me partnerin tuaj duhet të tregoheni të drejta duke i thënë atë çfarë dëshironi dhe atë që nuk ju pëlqen. Tregohuni të buta, të qarta, të drejtpërdrejta dhe respektoni ndjenjat e partnerit tuaj. Trajtojini kërkesat tuaja thjesht si një kërkesë dhe mos u drejtoni me fjalë ofenduese kundrejt tij.

5. Thojini atë që kërkoni

Ndjenjat për partnerin janë shumë të rëndësishme, por nëse ka vetëm tërheqje seksuale duhet t’i bëni të qartë partnerit atë që kërkoni. Partnerët seksualë janë të interesuar për të bërë negociata dhe për të arritur seksin më të mirë.

6. Merrni përgjegjësitë

Femrat shpeshherë i lejojnë partnerët ta drejtojnë marrëdhënien seksuale  si të kenë dëshirë ata, por femra duhet të marrë përgjegjësitë që  përveç dashurisë të marrë kënaqësinë dhe entuziazmin që meriton.

7. Bëhuni partnere e mirë!

Nëse dëshironi të keni seks të shkëlqyer duhet të jepni sa më shumë nga vetja.  Duhet të tregoheni  e mirë dhe të respektoni partnerin.  Jepini partnerit kënaqësi dhe provoni sa më shumë gjëra të reja për të marrë kënaqësinë mbrapsht.

Komento
Etiketimet
Shperndaje