Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla për një puthje të mirë…

Këshilla për një puthje të mirë…
October 26
18:45 2016

Puthja, pavarësisht se mund të jetë diçka tepër e bukur, është edhe stresuese. Pse? Sepse në kokë janë gjithmonë pyetjet: “A do t’i pëlqejë?”; “Po sikur të mos e bëj mirë?”; “Po sikur të stepem?”; “Po sikur ajo apo ai të dijë më mirë se unë?”; “Po sikur në të vërtetë të mos puth mirë?”

Harrojeni Google-in apo pyetjen e dikujt më të madh në moshë,  sepse përgjigjja është e njëjtë në të dyja rastet:

  1. Hap gojën.
  2. Fut gjuhën.
  3. Thjesht vazhdo.

Merrni parasysh se jeni njerëz në radhë të parë dhe jo objekte që  mund të veprojnë njësoj. Puthja, ashtu si seksi, është diçka intime, prandaj këshilla konkrete nga dikush tjetër është e gabuar. Mënyrë e duhur për të mund të jetë e shpifur për ty.

Disa nga këto këshilla janë kthyer tashmë në mite, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse gënjeshtra. Më poshtë do t’ju flasim për këto mite dhe do t’ju tregojmë se ç’duhet pasur parasysh nëse doni një puthje të mirë.

 

  1. Përdorimi i gjuhës në mënyrë më intensive

 Thamë më lart që rregulla shabllon nuk ekzistojnë në veprime intime siç është puthja, por një gjë është e sigurt si pikat mbi i: përdorimi i gjuhës do t’ju japë një puthje të mirë, kurse intensiteti  nuk ndikon fare.

Nuk ka vetëm një mënyrë të përdorimit të gjuhës, por një pafundësi. Këtë pafundësi gjejeni njëherë në krahun tuaj duke “eksperimentuar” me mënyra të ndryshme të përdorimit të gjuhës dhe buzëve.

Gjithashtu ju mund të luani kartën e “eksplorimit”. Ç’ka do të thotë, teksa përdorni gjuhën, prekni me duar belin ose flokët (jo pjesët intime).

  1. Puthja është “dera” për në marrëdhënien seksuale

 Jo, na vjen keq, por kjo është e pavërtetë. Të puthësh dikë që pastaj ta çosh në shtrat në mënyrë “të befasishme” është diçka e gabuar.  Të puthësh dikë nuk do të thotë të presësh një marrëdhënie seksuale.  Thjesht shijojeni si një bashkim duarsh apo si një përqafim.

Nuk po themi mos të rezervoni surpriza romantike, por mendojeni puthjen si aktivitet më vete. Mund të puthësh dhe të mos bësh seks. Është diçka shumë normale. Paçka se shoqëria jonë e përdor puthjen si mjet “hipnotizues” për të çuar partnerin/en në shtrat.

 

  1. Puthjet më të mira ndodhin kur jepen papritur

Një gënjeshtër shumë, shumë e madhe!

Për ta kuptuar këtë mendojeni si një festë surprizë ditëlindjeje. Është emocionuese të kesh njerëzit që do përreth në një moment të tillë apo jo? Por nuk është fare emocionuese të të futin tortën e festës në gojë si “surprizë”.

E tillë është edhe puthja e ashtuquajtur surprizë. Prandaj, duhet të mësoni se si të lexoni drejt gjuhën e trupit pasi ajo do t’ju drejtojë drejt puthjes ose jo.

 

  1. Nëse jeni bërë për njëri-tjetrin, puthja e parë “do të shpërthejë” fishekzjarrët

Qetësohuni! Kjo nuk është një komedi romantike. Askush nuk është princesha në majë të kullës e askush nuk është kalorësi i shndritshëm me kalë. Nuk do të ketë as violina kur të takoni buzët e njëri-tjetrit. Në fakt, do të keni përplasje hundësh ose dhëmbësh. (*Nëse përplasni hundët, thjesht ktheni kokën në njërën anë dhe BAM!)

Ndoshta ju mund të urreni të puthni dikë tjetër, prandaj kemi një aktivitet që quhet aktivitet seksual, i cili shërben për të mësuar çfarë duam nga njëri-tjetri, çfarë duam nga vetja dhe ku dy “rrathët” bashkohen me njëri-tjetrin. Nëse nuk po e shijoni diçka, thjesht ndaloni dhe thojani personit në krah. Ndonjëherë personat nuk kanë kiminë e duhur për të bashkëvepruar ose është diçka e çuditshme në fillim për të mësuar disa gjëra lidhur me trupin e partnerit.

Pra, në vend që të shpenzoni kohë duke lexuar “10 mënyrat se si një vajzë apo djalë duhet të puthë ose do të vdesë i/e vetëm/me” ose duke bërë “sexting” (seks në chat), përpiquni të shpenzoni kohë duke u njohur më mirë dhe duke u ndier rehat me personin që po puthni dhe, natyrisht, duke folur për gjëra që ju mendoni se duhet të ndryshojnë. Puthje të mbarë!

Komento
Shperndaje