Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni kohë pa bërë seks? Ja 7 “pasoja”!

Keni kohë pa bërë seks? Ja 7 “pasoja”!
September 24
11:47 2016

Jeni duke kaluar një periudhë të vështirë dhe nuk keni bërë mjaftueshëm seks? I trembeni idesë se pas kësaj kohe, të tjerët nuk do ta kenë të lehtë të kenë momente intime me ju? Rrini të qetë! Është e vërtetë që mungesa e seksit sjell disa pasoja fizike, ama një pjesë e madhe e atyre që dëgjoni rrotull janë të pavërteta!
E vetmja gjë që ndodh nga kjo mungesë është se ju nuk mund të përfitoni nga të mirat që të bërit seks ju fal!

Më poshtë po ju listojmë 7 “pasoja” që vijnë në momentin që ju ndaloni së bëri seks për një periudhë të caktuar. Sigurisht që kjo nuk ju shkakton vdekjen, ama…

 

  • Jo, asgjë e juaja nuk do të “ngushtohet”

Mos mendoni se po  të kaloni njëfarë kohe pa bërë seks do të “ngushtoheni”. Ky është thjesht një mit! Ndjesia e ngushtësisë në vaginën tuaj nuk varet nga numri i partnerëve dhe një periudhë pushimi nuk ju rikthen të virgjër. Mos i besoni çdo historie që dëgjoni!

 

  • Për meshkujt, më shumë probleme me ereksionin

Ky është një zbulim interesant, por jo edhe aq për ata meshkuj që nuk kanë shkuar shumë në shtrat këto kohët e fundit!
Studimi është fokusuar kryesisht te burrat në moshë, por është arritur konkluzioni se seksi i rregullt ka efekt pozitiv në ereksionin e meshkujve.

 

  • Sistemi imunitar dobësohet

Mesa duket, jeta aktive seksuale ndikon pozitivisht në sistemin tuaj imunitar. (Konkretisht, ndihmon që femrat të mbeten më kollaj shtatzënë.)
Në të kundërt, ju nuk do të mund të përfitoni nga këto të mira. Mund të bini më shpesh pre e infeksioneve apo e sëmundjeve të ndryshme.

 

  • Mund të stresoheni më shumë

Ky është rasti tipik ku efekti pozitiv i seksit të rregullt (pakësimit të stresit) shndërrohet në efekt negativ (shtim i stresit)! Disa studime tregojnë se ata njerëz të cilët nuk bëjnë rregullisht seks ndiejnë presion më të lartë gjaku si reagim ndaj stresit, sesa të tjerët që kanë jetë seksuale normale.

 

  • Probleme më të mëdha kardiovaskulare

Ende nuk janë kryer studime të detajuara se ç’pasoja sjell mungesa e seksit te njerëzit, ama ajo që është e sigurt është se seksi i rregullt ndikon në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular.

 

  • Nuk “nxeheni” më aq shpejt sa dikur

Dihet tashmë se një jetë seksuale e rregullt rrjedhimisht ndikon edhe në “stërvitjen” e organeve gjenitale, gjë që rezulton e kundërt për personat të cilët nuk bëjnë seks prej kohësh. Sipas ekspertëve, lubrifikimi i vaginës te femrat ndodh më shpejt dhe më natyralisht tek ato femrave që kryejnë aktin rregullisht.

 

  • Nuk do të jeni më inteligjentë se më parë

Shkencëtarët kanë treguar se aktiviteti seksual ndikon në rritjen e neuroneve në tru. Mungesa e seksit nuk ndikon aspak në një gjë të tillë! Pra, nëse doni të ndiheni sa më të zgjuar, bëni seks.

Komento
Shperndaje