Keni dëgjuar ndonjëherë për prezervativët femëror? Zbuloni si përdoren…
Ju ka rastisur shpesh të dëgjoni për prezervativët e femrave?
Epo, në fakt jo… dhe ky është një ‘mëkat’!
“Mendoj se kjo lloj mbrojtjeje nuk reklamohet sa duhet, ndërkohë që për prezervativët e meshkujve kjo gjë bëhet shumë mirë. Tashmë është bërë një traditë. Njerëzit mendojnë se duke përdorur prezervativin e meshkujve, seksi është më i sigurt, ndërkohë që dhe ato të femrvave e kanë një funksion!” – thotë Leah Millheiser, profesore e gjinekologogjisë në degën e Mjeksisë në Universitetin e Stenfordit!
Por le të informohemi pak më shumë rreth kësaj…
- Pikë së pari, ç’është prezervativi femëror?
“Faktikisht ato janë ekuivalentë me prezervativët mashkullorë, por që futen në vaginë!” – thotë Millheiser.
Është si një ‘këllëf’ plastik i hollë i cili qëndron në anët e vaginës, për të bërë të mundur penetrimin normal. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe për njerëzit që preferojnë seksin anal!
- Është një mënyrë shumë e mirë mbrojtjeje, pasi në këtë mënyrë femrat e kanë situatën vet nën kontroll!
Duke e pasur në ‘dorë’ mbrojtjen gjatë seksit, femrat kanë mundësi të jenë të qeta gjatë gjithë procesit, pa iu trembur pakujdesive të partnerit.
- Prezervativi i femrave, shumë i përshtatshëm edhe për seksin mes së njëjtës gjini!
Ky është një informacion që ndoshta femrave lezbike apo biseksuale nuk e ka, ama kjo lloj mbrojtjeje vlen shumë edhe për lodrat e seksit, duke qenë se ndihmon në mbrojtjen nga sëmundjet apo infeksionet e ndryshme.
- Një mbrojtje po aq efektive sa prezervativi i meshkujve!
Prezervativi i femrave është i sigurt në parandalimin e shtatzanisë në 95% të rasteve nëse përdoret siç duhet, dhe rreth 79% nëse gaboni në përdorimin e tij!