Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ja çfarë duhet të dini për seksin gjatë periodave

Ja çfarë duhet të dini për seksin gjatë periodave
April 12
18:18 2016

Disa femra mendojnë se të kryesh marrëdhënie seksuale gjatë periodave është problem, disa të tjera mendojnë se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Më poshtë do të gjeni disa faktorë që nuk duhet t’i harroni në qoftë se kryeni marrëdhënie gjatë ciklit menstrual.

  1. Qafa e mitrës hapet gjatë lindjes dhe periudhës së menstruacioneve. Për t’u mbrojtur nga bakteret dhe infeksionet që mund të transmetohen nëpërmjet marrëdhënies seksuale duhet të përdorni prezervativë.
  2. Në qoftë se nuk dëshironi të lini njolla gjaku në krevat, femra duhet të qëndrojë sipër mashkullit gjatë aktit seksual por në qoftë se nuk ka rëndësi kjo pjesë atëherë zgjidhni pozicionin që dëshironi.
  3. Femrat ndiejnë dhimbje gjatë ciklit menstrual dhe shpeshherë ilaçet nuk u vijnë në ndihmë. Hormoni oksitocinë që lëshohet gjatë orgazmës jo vetëm që njihet si hormon i lumturisë, por ju ndihmon edhe për të qetësuar dhembjet.
  4. Një tjetër arsye që duhet të përdorni prezervativ është se gjatë kësaj periudhe mund të ngeleni shtatzënë. Për gratë me cikël të shkurtër prej 21-24 ditë rreziku është më i lartë. Sperma mund të jetojë 2 deri në 3 ditë në trupin e femrës dhe në qoftë se seksi ndodh në fund të ciklit ose në periudhën e ovulimit ka shumë mundësi që të ngeleni shtatzënë. Ndodh rrallë, por në qoftë se nuk jeni të gatshëm për një fëmijë duhet të keni kujdes.
  5. Marrëdhëniet seksuale mund të shkurtojnë periudhën e periodave në qoftë se keni një cikël të gjatë.
  6. Jeni më të eksituar se zakonisht. Ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë ciklit kanë të bëjnë me rritjen e nivelit të estrogjenit dhe testrogjenit. Ju mund të ndiheni më mirë kur kryeni marrëdhënie seksuale gjatë ciklit menstrual.
Etiketimet
Shperndaje