Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Flasin terapistët e seksit: Cilat janë sekretet më të mëdha të çifteve?

Flasin terapistët e seksit: Cilat janë sekretet më të mëdha të çifteve?
April 04
17:06 2016

Shpesh ndodh që çiftet, për shkak të problemeve që hasin në jetën e tyre seksuale, t’u drejtohen terapistëve të seksit për të rrëfyer eksperiencat e tyre dhe për të gjetur zgjidhje për seks më të mirë.
Për këtë, më poshtë do t’ju tregojmë rastet më të hasura nga terapistët e seksit dhe mënyrën se si duhet përballur me këto shqetësime. Jeta jonë seksuale ka një potencial të pafundmë, edhe pse ende mbetet për t’u zbuluar:

1) Treshe: Meshkujt thonë “jo” më shpesh se femrat!
Harrojeni stereotipin “meshkujve gjithmonë u pëlqen treshja”!
Nga eksperienca ime, ju rrëfej se gjithnjë e më shumë meshkujt po i refuzojnë këto lloj kërkesash nga partneret e tyre. Meshkujt u druhen kritikave nga të dyja palët, për performancën seksuale.

2) Përdorni gjithmonë një slogan seksi!
Sa herë që mendoni t’i thoni diçka vetes para ose gjatë seksit, mund të rrisni vetëbesimin.
Nicole, tashmë singëll, e gjeti mënyrën e saj ideale të shijimit të seksit, duke kaluar nga “A po i bëj gjërat mirë?”, në “Më trego se si do të të prek”.

3) Seksi i mrekullueshëm edhe pa arritur orgazmën !
Shumë meshkuj duhet të kuptojnë se seksi nuk është një kompeticion, duke iu referuar fiksimit për të arritur orgazmën e femrave. Kjo nuk do të thotë seks i mirë! Sa më shumë t’i largoheni idesë së performancës, aq më shumë do ta shijoni seksin.

4) Ngriheni volumin!
Shpesh e bërtitura e femrës gjatë seksit ndihmon mashkullin të ejakulojë. Studime të kryera tregojnë se klithmat e të bërtiturat ndihmojnë si mashkullin, ashtu edhe femrën. Volumi i lartë i jep sinjale trurit, të cilave trupi u përgjigjet më së miri.

5) Çorapet ju ndihmojnë
Fakt: mbajtja e çorapeve veshur gjatë seksit na ndihmon të arrijmë orgazmën. Trupi i femrave është më i ftohtë se ai i meshkujve e për këtë, duke mbajtur çorapet, jepet ndjesia e relaksit, gjë që e bën mendjen të ndihet gati për seks.

6) Thojini partnerit t’ju përkëdhelë si një mace
Le të themi, nëse sillesh keq me një mace, ajo do të mendojë se po e sulmon. E njëjta gjë është edhe me vaginën. Është e këshillueshme ta trajtosh me kujdes.
Për këtë, femrat duhet të tregojnë se çfarë u pëlqen më shumë.

7) Përmasa ka rëndësi!
3 nga 5 femra nën 30 vjeç e thonë këtë gjë. Pornografia ka bërë që penisët XL të bëhen simbol për femrat. Ama, kjo nuk është më e pranueshme se një njeri i fiksuar pas madhësisë së gjoksit.

8) Femrat mund ta arrijnë orgazmën edhe pa u prekur.
Mendja e femrave është seksualisht shumë e fuqishme! Suzi e ka arritur orgazmën pa ndihmën e duarve, thjesht duke marrë frymë thellë, ngadalë, për 20 minuta e duke fantazuar veten duke bërë seks me Ryan Gosling!

9) Meshkujt janë më të pasigurt se femrat
Kur femrat ndihen të pasigurta për seksin, ato janë të vetëdijshme. Por me meshkujt nuk ndodh kështu. Ata duan të ndihen të dëshiruar dhe specialë. Kështu që, tregoni sa më shumë se sa e dëshironi partnerin, kjo do të çojë në një seks të mrekullueshëm.

10) Një puthje nuk është thjesht një puthje
Në bazë të rasteve që kam hasur, mund të them se 8 nga 10 çifte të cilët nuk puthen rregullisht, nuk kanë një jetë seksuale të rregullt. Zakonisht kjo ndodh për arsye se njërit nuk i pëlqen se si puth tjetri! Këshilla? Puthe partnerin për 10 sekonda, në mënyrën se si do doje të të puthte; thuaji të bëjë të njëjtën gjë e kështu mund të gjeni “të mesmen” e lumturisë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje