Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Edhe femrat kanë penis. Zbulojeni se ku!

Edhe femrat kanë penis. Zbulojeni se ku!
May 03
19:45 2016

 

A e dini ç’është klitorisi? Ku ndodhet?

Në  përgjithësi, sa herë përmendet klitorisi jepet përkufizimi i zonës së vogël të vendosur mbi takimin e buzëve vaginale, e cila është një pjesë tepër e ndjeshme, stimulimi i së cilës shpesh çon në orgazëm. Në të vërtetë, klitorisi është më shumë se kaq.

Prej shumë vitesh kjo zonë është keqkuptuar dhe minimizuar.
Sot ka ardhur dita që të gjithë të kuptojnë se në fakt kjo pjesë e trupit të femrës, njësoj si penisi, është shumëdimensionale, por thjesht e pozicionuar ndryshe.

Termi “klitoris” vjen nga fjala greke “kleitoris”, që do të thotë “organi gjenital i femrës”, jo vetëm një pjesë e vogël që mendojnë të gjithë. Grekët e lashtë kanë pasur më shumë informacion rreth trupit të femrës sesa kanë njerëzit në kohët e sotme.
Fizikani i mirënjohur Claudius Galen shprehet:
“Të gjitha pjesët që kanë meshkujt i kanë edhe femrat. Ndryshimi qëndron në faktin se te meshkujt janë jashtë, ndërsa te femrat brenda”.

Nga ana embrionale, penisi dhe sistemi i klitorisit zhvillohen nga të njëjtat qeliza embrionale. Në javën e tetë të zhvillimit të fetusit ato duken identike. Pas zhvillimit përfundimtar mund të themi se ashtu si penisi nuk është vetëm koka, edhe “aparati” i klitorisit nuk është vetëm ajo zonë që ne njohim si të tillë.

Pjesa e dukshme e klitorisit përmban gjithsej 7000 fije nervore, po aq sa koka e penisit, por vetëm se te femrat janë të përqendruara në një zonë më të vogël. Kjo është një nga arsyet kryesore që i bën femrat të ndiejnë më shumë kënaqësi në atë zonë sesa meshkujt nga stimulimi i penisit, aq sa ndonjëherë ndjeshmëria kalon në dhimbje.

Mos të harrojmë edhe kënaqësinë që merret nga penetrimi në vaginë, e cila nuk bën pjesë në sistemin e klitorisit.

Gjithsesi, edhe penetrimi ndikon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në zonat e klitorisit, duke bërë që 25% e femrave të arrijnë orgazmën gjatë këtij procesi.
Sipas studimeve është zbuluar se rreth 50% e femrave nuk e arrijnë dot orgazmën nëpërmjet penetrimit, gjë që na bën të themi se vagina në të vërtetë nuk konsiderohet organi i seksit të femrave, por e meshkujve.
Meshkujt e dashurojnë vaginën, e si për çudi femrat ndiejnë më shumë klitorisin.

Komento
Etiketimet
Shperndaje