Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Doni të mbeteni shtatzënë? Ja cilat janë pozicionet seksuale ideale

Doni të mbeteni shtatzënë? Ja cilat janë pozicionet seksuale ideale
July 18
18:11 2016

Kur një çift dëshiron të ketë një fëmijë, kërkon të shfrytëzojë çdo mundësi për të arritur te shtatzënia sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo që duhet të dihet në radhë të parë, përtej këshillave të rrugës apo të legjendave, është periudha e duhur për të kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë që të rriten mundësitë e shtatzënisë.

Ditët ideale për të kryer marrëdhënie janë ato para ovulacionit, që i bie rreth ditës së 14-ë pas fillimit të ciklit menstrual; bëhet fjalë për 4-5 ditë ku rriten shumë shanset për mbetjen shtatzënë.

Por, a ekzistojnë pozicionet seksuale specifike për të pasur një fëmijë sa më shpejt të jetë e mundur?

Mund të themi se disa pozicione të Kamasutra-s janë më të vlefshme se të tjerat.

Nëse kërkohet me ngulm shtatzënia, është mirë të zgjidhen pozicione që lejojnë një penetrim të thellë e që shfrytëzojnë forcën e gravitetit, në mënyë për të ndihmuar spermatozoidet të arrijnë gypin e Falopit. Në të vërtetë, spermatozoidet lëvizin vetëm për fenomene kimikë, por ndihma nuk është asnjëherë keq.

Ndër pozicionet që këshillohen më shumë janë ato të “misionarit” dhe pozicioni nga mbrapa, i ashtuquajturi “doggy style”.

Komento