Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë thonë meshkujt gjatë seksit, por çfarë mendojnë në të vërtetë…

Çfarë thonë meshkujt gjatë seksit, por çfarë mendojnë në të vërtetë…
July 13
18:21 2016

Meshkujt, gjatë marrëdhënies seksuale, thonë shpesh fjalë që femrat të ndihen mirë.  Por faktikisht ata mendojnë diçka tjetër dhe që mos t’ju bjerë si “bombë” jua zbukurojnë me fjalë të tjera. Më poshtë do të gjeni se çfarë ju thonë ata gjatë seksit, por çfarë mendojnë dhe do të donin të thoshin në të vërtetë.

  • Ai thotë: “Fol pistë me mua.”

Ai do të thotë: “Më thuaj gjëra të çuditshme”.

Domethënë nuk e ka fjalën që ju të filloni ta shani me fjalë banale, por kërkon të dëgjojë gjëra të çuditshme nga ju, të cilat ndoshta në një moment tjetër nuk do t’ia thoshit.

  • Ai thotë: “Prit, e ke dëgjuar këtë…”

Ai do të thotë: “Unë jam duke u prishur”.

Në qoftë se akti zgjat shumë pak ai do t’ju thotë diçka që të mund t’ju largojë mendjen nga kjo.

  • Ai thotë: “Oh, zemër po të pëlqen?”

Ai do të thotë: “Më thuaj që jam më i miri”.

Ai do  thjesht të sigurohet në qoftë se seksi po shkon mirë.

  • Ai thotë: “Vij për pak”

Ai do të thotë: “Po të lë të mendohesh në qoftë se ke diçka për të thënë, në qoftë se diçka nuk të ka pëlqyer apo ke kundërshtime ndaj pozicioneve”.

  • Ai thotë: “Do të bëjmë diçka të veçantë?”

Ai do të thotë: “Le të bëjmë pozicionin 69”.

Në fakt këtë pozicion ata do ta kërkojnë gjithmonë, në çdo mënyrë.

  • Ai thotë: “A ndihesh mirë kur bëjmë seks bashkë?”

Ai do të thotë: “Më trego çfarë pozicioni të pëlqen, më trego se çfarë të pëlqen ty më shumë”.

Ai është kurioz të dijë më shumë rreth asaj që kërkoni dhe ndoshta ju keni disa dëshira që ai nuk i di.

  • Ai thotë: “ A ke lubrifikant?”

Ai do të thotë: “Në të vërtetë nuk do të funksionojë”.

Ai mendon se akti nuk mund të funksionojë pa ndihmën e lubrifikantit.

 

Etiketimet
Shperndaje