Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë duhet të dini rreth qimeve pubike

Çfarë duhet të dini rreth qimeve pubike
July 11
14:27 2016

Pavarësisht nëse i hiqni, prisni apo i lini të rriten normalisht, ka shumë keqkuptime dhe ide të gabuara rreth qimeve pubike.

Dr. Alyssa Dweck, eksperte në Shkollën Mjekësore të Mount Sinai ka folur për “Cosmopolitan” duke treguar shumë informacione të vlefshme, që duhet të dihen për qimet pubike.

  1. Pse njerëzit kanë qime pubike?

Biologjikisht, njerëzit kanë qime pubike për të mbledhur feromonet, të cilat ndihmojnë në tërheqjen e partnerit. Por dr. Dweck thekson se heqja e qimeve pubike nuk të privon nga mundësia e të tërhequrit të një partneri.

2. Pse nuk duhet t’i ndajmë me të tjerët mjetet e depilimit?

Kur heqim qimet pubike kemi mundësinë e prerjes apo të marrjes së mikrobeve nga lëkura. Duke e ndarë me dikë tjetër që ka herpes apo një sëmundje tjetër, rritet shansi që ta merrni edhe ju atë sëmundje.

3. Kur është periudha më e dhimbshme për depilim?

Periudha më e vështirë për t’u depiluar është ajo e periodave, pasi ndjeshmëria në këtë periudhë është më e madhe se pjesën tjetër të kohës.

4. Në çfarë drejtimi duhet t’i heqim qimet pubike?

Edhe pse këmbët depilohen në drejtimin e kundërt të rritjes së qimeve, qimet pubike duhen depiluar në drejtimin e rritjes së qimeve. Kjo për shkak se rreziku i gërvishtjeve është tepër i vogël.

5. Cilat janë përfitimet nga heqja e qimeve pubike?

-ASNJË.

6. Cili është roli i qimeve pubike gjatë seksit?

-Roli i këtyre qimeve është të lehtësojë fërkimin e organeve gjenitale gjatë aktit seksual.

 

Komento
Shperndaje