Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ç’duhet të dini para se të bëni një treshe…

Ç’duhet të dini para se të bëni një treshe…
September 27
18:44 2016

Marrëdhënia seksuale mes tre personave apo, siç thuhet ndryshe, treshja, është një nga synimet e çdo mashkulli dhe kjo nuk ka nevojë për diskutim. Në pamje të parë duket si diçka e pamundur në shoqërinë që ne jetojmë, por ama në të vërtetë është ndryshe. Nëse doni të merrni një person të tretë në shtrat, ja çfarë duhet të dini:

  1. Tipi

Mund të ngjajë paksa e dhimbshme, por treshja nuk është për të gjithë. Kjo marrëdhënie seksuale mund të kryhet vetëm nga persona të caktuar. Pra, varet nga tipi i partnerëve.

Nëse partnerja juaj është tip eksperimentues, pra pëlqen të provojë eksperienca të reja dhe të dalë jashtë “fjalorit” të seksit heteroseksual, atëherë treshja mund të funksionojë.

Për ta thënë më qartë, duhet të mendoni për personin që keni në krah dhe a do të ndikojë kjo në marrëdhënien tuaj. Sjellja e një njeriu tjetër gjatë seksit do të ndryshonte shumë gjëra në lidhjen tuaj nëse nuk keni një marrëdhënie të stabilizuar, të fortë dhe respekt të përbashkët.

 

2. Nëse nuk flet, nuk mund ta bësh

Një nga rregullat kryesore të seksit në grup apo me më shumë se dy persona është komunikimi. Ajo që duam të themi është se nëse nuk je i rritur mjaftueshëm apo me vetëbesimin e duhur për të folur për diçka të tillë, me keqardhje ju themi se nuk mund ta bëni diçka të tillë. Nuk po themi se kjo mund të diskutohet në tavolina të rrumbullakëta apo të prezantohen me Powerpoint, por me pak fjalë duhet të planifikoni diçka më parë.

 

3. Si të veproni

Mënyra më e mirë për të hyrë në një bisedë rreth të bërit një treshe nuk është të qenit tapë, të dehur apo të eksituar. Duhet të flisni hapur dhe me mendje të kthjellët rreth fantazive dhe dëshirave seksuale me partnerin apo partneren.

Nëse ajo ka afërsisht të njëjtat fantazi si ty, atëherë rruga për ta çuar bisedën te treshja është e hapur. Nëse jo, as mos e merrni mundimin dhe kënaquni me “pak”.

Mos harroni të përdorni shprehje që i japin asaj idenë se ajo do të jetë në qendër të vëmendjes të “ngjarjes”.

 

4. Xhelozia

Mund të ndodhë që treshja nuk mund të jetë aq e paparë sa ç’e mendoni. Partneret e tua mundet t’i kushtojnë vëmendje njëra-tjetrës dhe ti të rrish i ulur sikur je duke parë televizor. Kjo do të të bëjë ekstremisht xheloz dhe do të fillosh mos t’i besosh partneres pas marrëdhënies.

Ta mendosh këtë eksperiencë më shumë seç duhet do të bëjë që lidhja juaj të lëkundet dhe të mos jeni si më parë. Mendojeni para se të arrini në “vijën e finishit”. /Blitz.al/

 

Etiketimet
Shperndaje