Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A janë normale dhembjet gjatë seksit anal?

A janë normale dhembjet gjatë seksit anal?
April 19
23:12 2016

Për seksin anal shpesh thonë se është një akt i tmerrshëm seksual pasi shkakton shumë dhembje, por seksi anal nuk është i rrezikshëm për aq kohë sa jeni të përgatitur siç duhet për ta kryer atë.

Seksi anal nuk ju lëndon. Nuk ka shumë të dhëna shkencore për dhembjet dhe traumat gjatë seksit anal. Por sipas doktorëve, këto dhembje shkaktohen sepse partnerët nuk janë duke përdorur lubrifikimin e duhur. Doktori Kimberly McBride ka thënë se seksi anal dhe vaginal janë e njëjta gjë, ndryshimi midis vaginës dhe anusit është se për anusin duhet të përdoret patjetër lubrifikanti. Duhet të eksperimentoni me sende të vogla përpara penisit sepse i mësoni muskujt të tkurren. Në qoftë se dhembja kalon për një kohë të shkurtër nuk ka asnjë problem, por në qoftë se keni shumë dhembje dhe gjakderdhje duhet të konsultoheni me mjekun dhe të tregoheni të sinqertë me të.

Duket si shumë traumatike, mund të keni marrje mendsh dhe  t’ju shkarkohen lëngje trupore, sepse seksi është një aktivitet që fillon me fërkime dhe lëkura përreth anusit është më e brishtë sesa indet vaginale. Lëngjet trupore të shkarkuara gjatë seksit anal quhen lotët analë.

Ju duhet të përdorni prezervativ, sepse anusi mund të marrë lehtësisht mikrobe dhe mund të transmetohen sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Por seksi anal nuk është aq  i rrezikshëm sa mendoni. Çdo herë që kryeni seks anal duhet të përdorni lubrifikant dhe duhet të ndërroni prezervativin për çdo herë. Lodrat e seksit që përdorni gjatë seksit anal nuk duhet t’i përdorni për seksin vaginal pasi transmetojnë baktere.

Femrat nuk duhet të shqetësohen herën e parë që bëjnë seks anal sepse mund të kenë dhembje dhe jashtëqitje. Kjo shkaktohet sepse anusi lirohet dhe nuk mund të kontrollojë jashtëqitjen. Është diçka e pashmangshme, por nuk do të thotë që i ndodh çdo femre.

Seksi anal nuk shkakton dëmtime në anus, përveç rasteve kur është seks i dhunshëm. Seksi anal kërkon më shumë kujdes dhe lehtësi në ndryshim nga seksi vaginal. Jo të gjithë njerëzit mund të bëjnë seks anal. Ky lloj seksi duhet të kryhet nga njerëzit që ndiejnë kënaqësi dhe jo nga ata që terrorizohen nga dhembjet. Nëse me një partner nuk shkon mirë seksi anal nuk do të thotë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me partnerë të tjerë. Për të bërë seks anal duhet të jeni të relaksuar dhe të shkoni aq larg sa ju dhe partneri juaj jeni të gatshëm.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje