Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është seksi një arsye për t’u divorcuar?

A është seksi një arsye për t’u divorcuar?
October 19
16:48 2016

Nëse jeni në një martesë ku mungon seksi, pyetja se kur do të largoheni ju ka munduar të paktën një ose dy herë.

Sepse seksi është një nga arsyet që çiftet sot shkojnë drejt gjykatës për të hequr unazat e martesës.

Madje, edhe ato çiftet perfekte, që duken të zhytur në një dashuri platonike, përfundojnë në kategorinë “i/e divorcuar”.

Mungesa e seksit është e lidhur në një marrëdhënie afatgjatë me depresionin dhe problemet psikologjike, gjë që e bën të paktën njërin nga partnerët të gatshëm për të formuar një lidhje tjetër apo edhe për t’u ndarë. Pasi gjithmonë do të jetë një partner i pakënaqur.

Duke qenë se intimiteti mes partnerëve mungon dhe afrimiteti fizik e seksual nuk është i pranishëm, atëherë ata nuk do ta shohin më njëri-tjetrin tërheqës, seksi dhe të dëshirueshëm.

Po si mund të bëhet martesa një martesë pa seks?

  1. Ju dhe partneri juaj bëni “bum” në fillim.
  2. Partneri ju është bërë i/e mërzitshëm/me.
  3. Një ngjarje ju ka zbehur dëshirën për seks.

(…)

Në fund të fundit, vetë martesa mund të fajësohet për një marrëdhënie pa seks. Kjo pasi femra shpesh tërhiqet vetëm nga dëshira seksuale, por herët a vonë kjo dëshirë venitet duke e bërë marrëdhënien të padobishme.

Pra, për ta shmangur këtë gjë, duhet të kini parasysh disa pyetje që të mos bini në linjën: pëlqim-seks-martesë-tradhti-ndarje.

  1. Si po shkon marrëdhënia jonë?
  2. Sa i rëndësishëm është seksi për ju?
  3. A do të bëjë partneri juaj diçka për dëshirën tuaj seksuale?

Para se të merrni hapin e madh, pra atë të martesës, mendohuni nëse jeni thjesht “one-night-stand/vetëm për një natë” apo jeni gati për të kaluar jetën. Sepse personi i jetës nuk vendoset nëse është i zoti në shtrat apo sa herë e ka lexuar “Kamasutrën”, por se sa arrin të plotësojë gjysmën tuaj.

Ka një ndryshim të madh midis personit për një natë dhe atij për një jetë. Nëse është thjesht atraksion seksual, atëherë pakënaqësia do t’ju shoqërojë gjatë gjithë kohës.

Komento
Shperndaje