Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 momente të sikletshme (normale) gjatë seksit!

9 momente të sikletshme (normale) gjatë seksit!
September 24
12:06 2016

 

1) Të vijnë menstruacionet gjatë seksit

Kjo mund t’ju kapë të papërgatitur, sigurisht…

“Pak a shumë femrat e dinë me ditë se kur do t’u vijnë periodat, ama ndodhin edhe raste “shokuese”, si ato gjatë seksit”, – thotë Kristie Overstreet, terapiste seksi.

“Ky fenomen ndodh shpesh, pavarësisht se është e vështirë ta pranosh në ato momente”.

 

2) Ju vjen për të qeshur gjatë fjalëve të pista

Për disa femra, të folurit “pisët” gjatë aktit është shumë seksi. Kjo, për aq kohë sa mund të ruhet serioziteti, pasi nëse ju vjen për të qeshur, gjithçka ndryshon.

“Mos u fusni në siklet, mendojeni si një sfidë të re”, – thotë Overstreet. Sipas saj, është krejtësisht normale të kërkosh që partneri t’ju flasë gjatë seksit ndryshe nga ç’ju flet në një situatë normale.

 

3) Ejakuloni

Kjo është më se normale. Sipas Beverly Whipple, terapist seksi, studiues i pikës “G”, shprehet se ejakulimi i femrës është bërë shpesh shkak i të ndjerit në siklet, edhe pse kemi të bëjmë me diçka të natyrshme.

“Kjo është një gjë që ndodh me ose pa orgazmën, por e lidhur me stimulimin e pikave të caktuara gjatë seksit. Bëhet fjalë për një lloj lëngu afërsisht si uji, të ëmbël e që nuk ka erën e urinës. Para shumë studimeve të bëra, femrat anembanë botës shfaqnin shenja sikleti dhe ndrojtjeje sa herë shihnin shenja të tilla. Fatmirësisht brezat e sotëm janë më shumë të edukuar seksualisht dhe kjo është një gjë e mirë”, – shprehet Whipple.

 

4) Villni gjatë seksit oral

Kjo gjë ndodh! Marrja e mendve, të ardhurit për të vjellë etj. janë gjëra krejt normale kur bëhet fjalë për seksin oral, kështu që mos u habisni nëse ju ndodh.

“Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këto raste, sidomos kur bëhet fjalë për penisin, që me shumë mundësi është gjëja më e madhe që do të fusni në gojë”, – thotë terapisti i seksit, Rob Peach. Sipas tij, trupi do të reagojë, siç bën në shumë raste të tjera.

Kujdes: Nëse për një moment nuk ndiheni rehat apo mirë nga ana shëndetësore, mund të hiqni dorë menjëherë!

 

5) Nuk arrini dot orgazmën

Sipas Peach, shumë femra nuk munden të arrijnë orgazmën gjatë seksit vaginal. Kjo gjë u ndodh shpesh me anë të stimulimit të klitorisit. Kjo vjen sepse çdo femër ka trupin e saj, të ndryshëm nga të tjerat dhe rrjedhimisht metoda të ndryshme të stimulimit për të arritur pikën kulminante. Por kjo nuk është gjithmonë vendimtare, e rëndësishme është që ju të kënaqeni. Seksi duhet shijuar me ose pa orgazmën. Gjithsesi, kjo nuk ju pengon të eksperimentoni sa më shumë për të zbuluar pikat tuaja më të ndjeshme, për të shijuar seksin sa më shumë.

 

6) Keni gazra

Ky është një proces që ndodh kur një sasi e vogël ajri del nga vagina.

Edhe pse mund të duket e çuditshme në ato momente kur po përpiqeni të kënaqeni, është një gjë që ndodh, një proces normal.

“Ajo që duhet të kuptojmë e të pranojmë është se të gjithë jemi njerëz dhe gjëra të tilla duhet t’i pranojmë kur ndodhin”, – thotë Lisa S. Lawless, krijuese e dyqanit të shëndetit seksual “Holisticwisdom.com”.

 

7) Urinoni gjatë seksit

Ndërsa jeni duke u kënaqur, ja që mund të ndodhë të urinoni apo të keni gazra. Nëse kjo ndodh, në vend që të fshiheni nga turpi për gjithë jetën tuaj, duhet të mendoni se nuk është një gjë anormale. Vështirë të jeni personi i parë të cilit i ka ndodhur.

Terapistja Lawless ka diçka për të thënë në këtë rast: “Gjëra të tilla ndodhin në rastet kur keni humbur kontrollin e trupit tuaj. Një kompliment për partnerin ky, apo jo?”

 

8) Papritur ndjeni dhembje

Nëse gjatë aktit ndjeni dhembje, mos ngurroni të thoni “stop”! Një partner i vërtetë duhet të kuptojë nëse po ju shkakton dhimbje, përveçse t’ju dhurojë kënaqësi. Flisni sa herë ndjeni diçka të padurueshme. Sipas studimeve të bëra, rreth 30% e femrave ndiejnë dhembje gjatë seksit, kështu që nuk jeni vetëm.

 

9) Partneri nuk është “mjaftueshëm” i eksituar

Nëse partneri juaj është mashkull dhe po has probleme me ereksionin, mos e shihni këtë të lidhur detyrimisht me veten tuaj.

“Kjo vjen si rezultat i disa faktorëve të mundshëm, si abuzimi me alkoolin, drogën, përdorimi i ilaçeve të ndryshme, stresi, shëndeti jo i mirë, mosha etj. Nuk ka të bëjë me faktin se sa tërheqës është partneri”, – thotë Kristie Overstreet.

Kjo është një gjë që ndodh dhe ju nuk duhet të shqetësoheni. Mjafton që të rrini afër njëri-tjetrit. Trupi shpesh nuk reagon siç duhet, ndaj relaksohuni! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje