Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 truke seksi kur ti dhe partneri jeni me gjatësi të ndryshme

8 truke seksi kur ti dhe partneri jeni me gjatësi të ndryshme
October 17
17:13 2016

Nëse partneri/partnerja juaj dhe ju jeni me gjatësi të ndryshme (po flasim për gjatësinë e trupit) të bërit seks shtron para një sfidë logjike. Imagjinoni një basketbollist dhe një gjimnaste…

Që të mos lodheni duke menduar se si duhet të penetroni apo të gjeni pozicionet e përshtatshme, më poshtë do t’ju tregojmë disa truke se si të shpëtoni nga kjo situatë.

  1. Bëni seks në shkallë

Kjo është zgjidhja më e thjeshtë që mund të praktikoni kur partneri juaj është më i shkurtër se ju. Mjafton që ai apo ajo të ngjiten një shkallë më lart se ju dhe jeni në rregull.

Nëse ai apo ajo është më i/e gjatë se ju atëherë ngjituni ju një shkallë më lart.

 

2. Përdorni lisharës seksi

Nëse do ta kërkonit zgjidhjen te lodrat apo aksesorët e seksit, merrni parasysh lisharësen. Ky është mjeti më i përshtatshëm për të rregulluar gjatësinë e partnerit gjatë seksit. Një këshillë: mos bëni xhiro me lisharëse!

 

3. Misionari mund të jetë tërheqës, por qëndroni në pozicionet e tavolinës

Të gjitha çiftet preferojnë të provojnë misionarin, por nëse jeni në gjatësi të ndryshme mund të ndodhin aksidente, kështu që mos tentoni… ose më mirë tentoni rrallë.

Zgjidhja më e mirë është në tavolinë. Aty mund të hiqni qafe problemet që dalin për shkak të gjatësisë dhe të bëni një seks të fuqishëm!

 

4. Mësohuni me kokën e krevatit

Nëse seksi në tavolinë mund të jetë i dhimbshëm apo i sikletshëm, atëherë qëndroni te shtrati, por duhet të mësoheni me kokën e shtratit. Në qoftë se partneri juaj është i shkurtër atëherë “përplasjet” do të jenë të paevitueshme.

 

5. Pozicioni më i mirë, ai i njëanshëm

Një nga pozicionet më të mira dhe më të efektshme për personat që janë me gjatësi të ndryshme është ai i njëanshëm, ku të dy partnerët shtrihen në të njëjtën anë. Këtu gjatësia nuk ka asnjë ndikim!

 

6. Provoni “doggy style”

“Doggy style” është një nga pozicionet që, mesa duket, është krijuar enkas për partnerët me gjatësi në ndryshme. Thjesht shijoni veten në këtë pozicion. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje