Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 arsye pse çiftet e martuar bëjnë seks

8 arsye pse çiftet e martuar bëjnë seks
October 17
18:00 2016

Seksi është një nga aktet më të bukura e më të nevojshme për njeriun. Ai është një shprehi ndjenjash dhe emocionesh, të cilat nuk shprehen dot as me fjalë, as me këngë, as me poezi e as me propozime.

Një nga funksionet e martesës është edhe marrëdhënia seksuale e qëndrueshme, që do të thotë: martesa u siguron njerëzve një marrëdhënie seksuale të qëndrueshme dhe me përfitime.

Por pse bëjnë seks çiftet?

  1. Pastërtia

Arsyeja kryesore se pse çiftet bëjnë seks është për të ruajtur dëlirësinë e tyre apo “pastërtinë”. Është e vetmja gjë që nuk lejohet të merret apo të cënohet nga dikush tjetër përveç personit të zemrës apo bashkëshortit/es.

 

2. Kënaqësia

Tashmë të gjithë e dimë se marrëdhënia seksuale është burimi kryesor i kënaqësisë për një person apo për një çift. Seksi nuk shërben vetëm për të bërë fëmijë, por përkundrazi… është një lidhje universale emocionale, psikologjike e fizike që i jep individit një kënaqësi që asgjë tjetër nuk është e aftë për ta ofruar.

 

3. Pasioni

Kalojmë nga ana tjetër, ajo e pasionit dhe dashurisë pasionate, ku çifti arrin kulmin e dashurisë për njëri-tjetrin. E ku ka më mirë se një dashuri apo seks pasionant ku emocionet dhe ndjenjat janë në kulmin e tyre?!

 

4. Ruajtja e martesës

Nëse ju do të jeni të lumtur të dy, qoftë me jetën në çift apo me jetën seksuale, atëherë nuk do të keni kurrë nevojë për një të tretë në marrëdhënien tuaj. Nëse “shtëpia” juaj është e sigurt, atëherë edhe martesa do të jetë e tillë!

 

5. Paqe

Një seks i mirë sjell pasion, emocion, përmbushje dhe pastërti, të cilat nëse bashkohen bashkë sjellin atë që quhet paqe në një martesë. Nëse një nga këto aspekte nuk realizohet atëherë martesa cënohet apo është e cënueshme.

Kur çifti arrin një nivel seksual të përbashkët, ata e kanë të vështirë të grinden me njëri-tjetrin. Kështu mund të themi se kemi të bëjmë me një paqe e harmoni mes partnerëve.

 

6. Lindja

Tani dalim tek arsyeja e ditur nga të gjithë se pse çiftet bëjnë seks: fëmijët.

Jemi të vetmet qenie që arrijmë riprodhimin dhe kënaqësinë në të njëjtën kohë: pra kënaqemi dhe riprodhohemi në të njëjtën kohë.

 

7. Riprodhimi

Seksi i mirë në një martesë ndihmon partneritetin dhe bashkëpunimin mes dy bashkëshortëve. Ai ofron dakordësi. Ai ofron unitet. Ai ofron intimitet dhe forcon lidhjen.

 

8. Mbrojtja

Kur akti seksual kryhet mes personave që kanë besim te njëri- tjetri dhe nuk del jashtë “shtëpisë” atëherë nuk kemi transmetim të SST-ve, si SIDA, sifilizi, gonorreja etj.

Një seks i refuzuar nga bashkëshortja apo bashkëshorti do të çonte në një imoralitet seksual, ku partnerët nuk do të “bashkoheshin” me njëri-tjetrin, por do të kënaqeshin me dikë tjetër. Kjo pastaj do të prishte të gjitha lidhjet e mësipërme. /Blitz.al

Komento
Shperndaje