Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 pyetjet që meshkujt priren t’u bëjnë femrave për gjoksin

6 pyetjet që meshkujt priren t’u bëjnë femrave për gjoksin
July 11
16:57 2016

Populli thotë se gjithmonë, gjërat e tjetrit janë më interesante se të tuat.

Kështu ndodh edhe me meshkujt, të cilët, me apo pa dashje, e shfaqin gjatë gjithë kohës kuriozitetin rreth gjoksit të femrave. Ky kuriozitet mund të shprehet duke vështruar te hiret për një kohë të gjatë ose duke pyetur.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa nga pyetjet që meshkujt priren t’u bëjnë femrave për gjoksin e tyre.

  1. Sa mund të djersijnë?

Mos u habisni nga kjo pyetje, sepse meshkujt e kanë nga eksperienca e tyre, pasi testikujt, në mënyrën më të shpifur të mundshme, djersijnë shumë. Duke qenë se edhe gjoksi djersin shumë, duhet shpikur një antidjersë për dy organet.

  1. A gjeni ndonjëherë “gjëra” në reçipeta?

Është e thjeshtë të harrosh gjëra në reçipeta, si telefon, letra, çelësa apo mund të harroni ndonjë ditë edhe testamentin. Ne jemi kuriozë të dimë: Ç’mund të gjeni kur hiqni reçipetat në darkë?

  1. A e pëlqeni njërin më shumë se tjetrin?

Femrat kanë një avantazh kur vjen puna te gjoksi: mund ta shohin pothuajse kurdo. Nuk u duhet të ulin kokën apo të përdorin pasqyrë, mjafton thjesht të ulin sytë. Pra, koha që mund të shpenzojë një vajzë duke parë gjoksin e saj është e madhe. Dhe është e pamundur të mos ketë menduar për diferencën që mund të ekzistojë mes të dyve. Ndoshta njëri gji është më  i madh ose më i vogël ose më fotozhenik se tjetri.

  1. Keni një seri reçipetash për raste të caktuara?

Nuk e dimë me siguri, por mund të keni një lloj reçipetash për daljet me shoqërinë, një për festa me familjen, një për  darkat me të dashurin apo edhe një për Ditën e Pavarësisë.

  1. Sa shpesh i shihni djemtë teksa ju vështrojnë?

Kemi përshtypjen se kjo varet nga madhësia e gjoksit tuaj. Gjithsesi, do t’ju lëmë juve të na përgjigjeni për këtë, si dhe për pyetjet më lart.

 

 

 

Komento
Shperndaje