Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 mënyra për të bërë seksin më të mirë në jetë

6 mënyra për të bërë seksin më të mirë në jetë
July 16
14:34 2016

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet seksuale shpeshherë doni të keni sa më shumë informacion. Është shumë e thjeshtë, këtë informacion ju mund ta merrni nga partneri juaj. Do të thotë që ju duhet të dini si të veproni për ta bërë partnerin tuaj të ndihet mirë.  Ju duhet të jeni shumë stimuluese dhe të dini se çfarë i pëlqen atij më shumë. Duke kuptuar preferencat e tij, ju do ta bëni të ndihet në “qiell të shtatë”.

  1. Tregoji atij se çfarë të pëlqen. Hulumtimet sugjerojnë se komunikimi është çelësi për një seks të mirë. Ju duhet të komunikoni me njëri-tjetrin se çfarë ju pëlqen dhe çfarë do të doni të bëni. Në qoftë se ai është duke bërë diçka që ju pëlqen duhet t’ia tregoni nëpërmjet gjesteve ose pasthirrmave.
  2. Sipas studimeve, çiftet që  hapen me partnerët dhe nuk janë të turpshëm gjatë seksit  kanë më shumë kënaqësi seksuale.
  3. Lërini gjërat të vijnë në mënyrë spontane. Në qoftë seksi kthehet në një rutinë me kalimin e kohës ai mund t’ju kthehet në monotoni. Kështu që rekomandohet t’i lini gjërat të vijnë në mënyrë spontane. Meshkujt i adhurojnë femrat e tyre kur janë spontane dhe të sigurta në aftësinë e tyre në shtrat.
  4. Mendoni për puthjet para seksit. Ju duhet të ngacmoni partnerin para seksit, me puthje dhe gjeste të vogla. Seksi pas kësaj pjese do të jetë i paharrueshëm për ta.
  5. Ushtrimet dhe vitamina D ju ndihmojnë që të drejtoni në mënyrë të përsosur seksin. Ushtrimet përmirësojnë qarkullimin e gjakut në trup dhe në zonën gjenitale. Gjithashtu vitamina D është e domosdoshme për prodhimin e estrogjenit te femrat dhe prodhimin e testosteronit te meshkujt.
  6. Bëni seks në mëngjes ose pasdite. Hulumtimet sugjerojnë të bëni seks në mëngjes, sepse niveli i testosteronit te meshkujt është i lartë dhe ata do të jenë befasues në shtrat. Kurse për femrat sugjerohet seksi gjatë pasditeve të fundjavës sepse është koha e ovulimit, që do të thotë niveli i hormonit të dëshirës seksuale është shumë i lartë.

 

 

Etiketimet
Shperndaje