Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 arsye për të shijuar përdorimin e prezervativëve

6 arsye për të shijuar përdorimin e prezervativëve
April 24
18:27 2016

Ka shumë arsye të cituara shpesh mbi mospërdorimin e prezervativëve, por ne nuk do të trajtojmë  mospërdorimin e tyre këtu dhe çështjet mbi dizajnin e prezervativëve modernë janë për t’u diskutuar në një tjetër artikull. Ne do të fokusohemi në të gjitha arsyet pse përdorimi i prezervativëve mund të jetë “qejf”. Lexoni më poshtë:

  1. Butë dhe ngadalë

Një nga ankesat më të mëdha në lidhje me përdorimin e prezervativëve është një mungesë e perceptuar e ndjeshmërisë. Ndërsa kjo mund të rregullohet me përmasa më të mira dhe një prezervativ më të hollë, ka disa situata në të cilat duke qenë më pak të ndjeshëm mund të jetë një gjë e mirë.
Nëse jeni duke luftuar me ejakulim të parakohshëm gjatë çdo lloj seksi, përfshirë seksin oral – një shtresë e hollë ekstra mund t’ju ndihmojë që ky moment të zgjasë më shumë dhe kështu të vazhdoni të kënaqni më gjatë partneren dhe veten tuaj. Gjatë seksit anal, i cili mund t’ju sjellë në orgazmë më shpejt për shkak të zonës më të ngushtë, një prezervativ do t’ju ndihmojë të shijoni aktin dhe njëkohësisht do t’ju sigurojë një sipërfaqe më të butë dhe pa fërkim për penetrim, çka do ta bëjë eksperiencën më të kënaqshme edhe për partneren tuaj.

  1. Pa efekte anësore

Ndërkohë që ka një numër opsionesh të ndryshme kur vjen fjala te kontraceptivët – dhe efikasiteti e përshtatshmëria e tyre ndryshon nga personi në person – prezervativi është një nga metodat kontraceptive më pak të kushtueshme dhe më të përdorshme dhe ka si bonus  mospasjen e efekteve anësore të përjetuara nga shumë njerëz, të cilët mbështeten në kontracepsionin hormonal ose pajisjet intrauterine.

  1. Një dashuri më pak e rrëmujshme

Dashuria (dhe seksi) mund të jetë e rrëmujshme, ndonjëherë e mrekullueshme në këtë mënyrë. Ejakulimi mbi trupin e partnerit ose në gojën e tij – me pëlqimin e tij – mund të jetë shumë erotik për të dy partnerët. Megjithatë, ka disa raste kur ju (dhe çarçafët tuaj) do të dëshironit me pak rrëmujë.

  1. Një sens i vërtetë sigurie

Prezervativi te meshkujt, përveçse është metoda më e sigurt që parandalon transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, gjithashtu funksionon si një metodë e shtuar e shkëlqyer kontraceptimi nëse metoda juaj e parë ka dështuar.
Mosmarrja e një pilule i bën njerëzit të frikësohen mbi efikasitetin e kontraceptimit. Por ekzistojnë edhe disa faktorë të tjerë që mund ta bëjnë këtë metodë të paefektshme, edhe nëse pilulat janë marrë në kohë, si p.sh.  gripi, marrja e antibiotikëve të caktuar etj. Pra, edhe nëse jeni duke përdorur aktualisht metoda të ndryshme kontraceptimi, është e rekomandueshme të përdorni gjithashtu edhe prezervativë gjatë akteve tuaja për të shmangur një shtatzëni të padëshiruar. Veçanërisht, kur orgazma te mashkulli nuk po vjen në fund të seksit, mund të jetë e nevojshme një ndërprerje e aktit për partnerin tuaj, duke ndryshuar pozicionin ose duke i ofruar atij seks oral. Një prezervativ, i cili mund të hiqet relativisht shpejt, shërben si një metodë “jo e bujshme” për të vazhduar me kënaqësinë.

  1. Bëhu pjesë e një roli

Luajtja e roleve mund të jetë aq e thjeshtë sa duke përdorur emra të caktuar për partnerin tuaj ose duke vepruar jashtë një skenari, ama kjo nuk do të thotë që ndonjë “mbështetje” nuk do t’ju ndihmojë!
Nëse doni të provoni të luani role të çuditshme, të tilla si “të huaj të cilët takohen në një bar” ose “eskorta seksi dhe klienti”, atëherë pse nuk përdorni kondom si pjesë e kostumit tuaj, siç mund të jenë çorapet apo një kravatë argjendi?

  1. Mbulon më shumë terren

Për mendjet krijuese, një prezervativ mund të përdoret në shumë mënyra, më shumë seç është menduar edhe nga vetë prodhuesit. Ai mund të përdoret për të mbuluar lodra në mes të partnerëve (e përsosur për seksin në “party” ose seksin treshe) dhe gjithashtu për të krijuar një “trajtim të akullt”, që mund të eksplorohet në dhomën e gjumit (ose jashtë, në qoftë se jeni me të vërtetë të guximshëm)!

Komento
Shperndaje